LAJMI I FUNDIT:

UEFA gjobit Shkëndijën për shkak të sjelljes së tifozëve

UEFA gjobit Shkëndijën për shkak të sjelljes së tifozëve

Komisioni disiplinor i UEFA-s ka vendosur gjobë në vlerë prej 15.000 eurosh për KF Shkëndija, për shkak të sjelljes së tifozëve në ndeshjen e ‘play-offit’ të Europa League kundër Gentit të zhvilluar më 25 gusht në Shkup.

Hyrja e tifozit në terren, ulja e publikut në shkallët e tribunës jugore, hedhja e gjësendeve të forta në terren, si dhe parullat dhe këngët me përmbajtje nacionale janë arsyet për gjobën e shqiptuar.

Trupi për disiplinë, kontroll dhe etikë pranë Federatës evropiane të futbollit (UEFA) pas mbledhjes së mbajtur më 28 shtator 2016, ka sjellë vendim për gjobë ndaj KF Shkëndija, në vlerë prej 15.000 eurove.


Shkëndija eliminohet prej Ligës së Evropës (Video)
Lexo po ashtu Shkëndija eliminohet prej Ligës së Evropës (Video)

Ky vendim-gjobë shqiptohet për një sërë lëshimesh në takimin e dytë të ‘play-offit’ të Europa League ndërmjet Shkëndijës dhe Gentit të Belgjikës e luajtur më 28 shtator në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup.

Arsyet e cekura në njoftimin e arritur në adresë të Shkëndijës për shqiptimin e gjobës janë pesë edhe atë si vijon:
1. Hyrja e tifozëve në teren,
2. Hedhja e gjësendeve të forta në teren
3. Parulla të ndaluara
4. Këngë të ndaluara
5. Bllokimi i shkallëve/siguria në stadium.

KF Shkëndija ka besim të madh se mbështetësit e klubit në të ardhmen nuk do të lejojnë përsëritjen e situatave të këtilla, pasi nga këto ndëshkime mund të nxirret mësim për ngritje të nivelit të disiplinës dhe kulturës sportive që shfaqim në tribuna.

Kjo është shumë e rëndësishme në drejtim të udhëtimit tonë për ngritje edhe më të madhe në suaza ndërkombëtare – thuhet në njoftimin e klubit tetovar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Bundesliga
Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Kosovë
U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Premier League
Për katër ditë, dy suspendime për Jude Bellingham

Për katër ditë, dy suspendime për Jude Bellingham

La Liga
Konfirmohet nga Italia: Real Madridi ka tri vite që e ndjek sensacionin e Torinos, dëshiron ta marrë qysh në verë

Konfirmohet nga Italia: Real Madridi ka tri vite që e ndjek sensacionin e Torinos, dëshiron ta marrë qysh në verë

La Liga
Kalo në kategori