LAJMI I FUNDIT:

“U rrita në Shqipëri, një vend i vogël në Evropë” – rrugëtimi mahnitës i inxhinieres shqiptare Mira Murati që transformoi botën me Inteligjencën Artificiale

“U rrita në Shqipëri, një vend i vogël në Evropë” – rrugëtimi mahnitës i inxhinieres shqiptare Mira Murati që transformoi botën me Inteligjencën Artificiale

Inxhinierja shqiptare Mira Murati së fundmi u emërua Shefe Ekzekutive (CEO) e përkohshme në kompaninë OpenAI, pas shkarkimit të Sam Altman nga kjo pozitë.

Murati u bë kryetemë në mediet botërore pas lansimit të platformës ChatGPT, nga kompania OpenAI ku mbante deri dje pozitën e Shefes së Teknologjisë, transmeton Telegrafi.

Mira Murati zgjidhet CEO e përkohshme e OpenAI
Lexo po ashtu Mira Murati zgjidhet CEO e përkohshme e OpenAI

Si shefe e teknologjisë në OpenAI ajo udhëhoqi punën për platformat sikurse ChatGPT, DALL-E, OpenAI API dhe projekte të tjera.


Ajo u diplomua vetëm në vitin 2012.

Kjo është historia impresionuese e Mira Muratit

Murati u lind në Shqipëri në vitin 1988 dhe prejardhja e saj besohet të jetë nga qyteti i Vlorës. Kur isha vetëm 2 vjeç, kishte rënë regjimi diktatorial asokohe në Shqipëri.

Për shkak se ajo kishte përjetuar ndryshimin e regjimit dhe librat e historisë që ndryshonin vazhdimisht, ajo u tërhoq drejt së vërtetës së matematikës dhe fizikës si fëmijë.

“U rrita në Shqipëri, është një vend i vogël në Evropë, kjo ishte gjatë kohës së tranzicionit nga komunizmi totalitar në kapitalizëm liberal. Dhe kur ishte 2 vjeç ra regjimi diktatorial”, pati thënë ajo në një intervistë.

Një nxënëse e shkëlqyer në Shqipëri, Murati fitoi një bursë për një shkollë të mesme ekskluzive ndërkombëtare në Kanada për dy vjetët e saj të fundit.

Pas kësaj ajo u certifikua me një diplomë inxhinierie në Universitetin Dartmouth një kolegj Ivy League. Projekti i saj i fundit ishte ndërtimi i një makine garash hibride.

Siç thuhet, pas diplomimit në Universitetin Dartmouth, Murati ishte për pak kohë një inxhiniere në një kompani të hapësirës ajrore pak kohë përpara se të bashkohej me prodhuesin e njohur të makinave Tesla.

Në kompaninë Tesla, ajo ishte për tre vjet Menaxhere e Lartë e Produkteve për prodhimin e Model X.

Në atë pozitë, ajo punoi gjerësisht në sistemin Autopilot, gjë që e bëri atë të interesohej më shumë për teknologjinë e Inteligjencës Artificiale.

Pas Tesla-s, Murati iu bashkua Leap Motion, kompanisë kompjuterike hapësinore e themeluar nga themeluesi i Midjourney, David Holz.

Ajo punoi ngushtë me një nga njerëzit më të zgjuar në teknologjinë e Inteligjencës Artificiale, duke mbikëqyrur si zëvendës-presidentin (VP) ashtu edhe aspektet inxhinierike të organizatës.

Kjo përvojë i dha asaj një përvojë të thellë, që e çoi në OpenAI.

Murati nuk iu bashkua kësaj kompanie fillimisht si Shefe e Teknologjisë, por ishte zëvendës-presidente e Partneriteteve të Inteligjencës Artificiale të Aplikuar.

Në atë rol, ajo drejtoi transformimin e OpenAI nga një kompani jofitimprurëse në atë fitimprurëse.

Nga ana e partneritetit, Mira ishte përgjegjëse për partneritetin e Microsoft, (filluar në vitin 2019).

Siç thuhet, në anën e Inteligjencës Artificiale të aplikuar, shqiptarja ishte përgjegjëse për lansimin e OpenAI API.

Kjo çoi që OpenAI të transformohej nga një organizatë jofitimprurëse në një entitet më të orientuar drejt tregtimit duke futur një sistem ku përdoruesit mund të blinin kredite përdorimi për të hyrë në API të OpenAI, duke treguar një lëvizje drejt gjenerimit të të ardhurave përmes aktiviteteve tregtare.

Kjo çoi më tej komercializimin e OpenAI, duke e kthyer organizatën nga një jofitimprurëse në një që shiste kredite përdorimi në API-në e saj.

Për punën e saj, në dhjetor të vitit 2020, Murati u promovua në pozitën e zëvendës-presidentës së lartë (SVP).

Duke mos u ndalur këtu, ajo më pas udhëhoqi lansimin e modelit DALL-E të OpenAI, një platformë mjaft e njohur për gjenerimin e imazheve nga teksti; një tjetër sukses masiv.

Pra, vetëm 18 muaj pasi u bë SVP, inxhinierja shqiptare u ngrit në pozitën e Shefes së Teknologjisë (CTO) në kompaninë e njohur për Inteligjencë Artificiale.

Kjo kishte ndodhur në maj të vitit të kaluar, pak para se OpenAI të bënte lansimin më gjigant ndonjëherë në teknologji.

New York Times shkruan për Mira Muratin, inxhinieren shqiptare që po drejton kompaninë më të madhe në botë të Inteligjencës Artificiale
Lexo po ashtu New York Times shkruan për Mira Muratin, inxhinieren shqiptare që po drejton kompaninë më të madhe në botë të Inteligjencës Artificiale

Si CTO, ajo mbikëqyri lansimin e produktit më të rëndësishëm të OpenAI: ChatGPT.

ChatGPT, për të cilin disa harrojnë se u lansua vetëm më 29 nëntor të vitit të kaluar, ndryshoi botën përgjithmonë.

Që nga lansimi i ChatGPT, Murati ka udhëhequr gjithashtu lansimet e GPT-4, Plugins dhe Code Interpreter.

Duke pasur parasysh trajektoren e saj, ajo mund të vazhdojë të shtyjë përpara përdorimin e AI-s në botë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Telefoni juaj funksionon më ngadalë? Një truk i thjeshtë mund ta përshpejtojë

Telefoni juaj funksionon më ngadalë? Një truk i thjeshtë mund ta përshpejtojë

Teknologji
Largime nga puna në AMD

Largime nga puna në AMD

Apple tani shet pjesë riparimi të serisë iPhone 16

Apple tani shet pjesë riparimi të serisë iPhone 16

Teknologji
Amazon thuhet se po zhvillon syze inteligjente për të ndihmuar shoferët të bëjnë dërgesa më të shpejta

Amazon thuhet se po zhvillon syze inteligjente për të ndihmuar shoferët të bëjnë dërgesa më të shpejta

Teknologji
Shkencëtarja shqiptare në krye të projekteve me Al në Microsoft, ndan historinë e saj të suksesit

Shkencëtarja shqiptare në krye të projekteve me Al në Microsoft, ndan historinë e saj të suksesit

Teknologji
FBI dërgoi një paralajmërim: Përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Outlook janë në rrezik të madh

FBI dërgoi një paralajmërim: Përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Outlook janë në rrezik të madh

Këshilla Teknologjike
Kalo në kategori