LAJMI I FUNDIT:

U mundua t’i ikte policisë me kamion dhe më pas duke vrapuar – por skena si në filma përfundoi me arrestimin e grabitësit në Florida

U mundua t’i ikte policisë me kamion dhe më pas duke vrapuar – por skena si në filma përfundoi me arrestimin e grabitësit në Florida

Një grabitës i dëshpëruar i automobilave në Florida “zvarriti” policët në një ndjekje në shumë qarqe me një kamion të vjedhur të hënën, duke u përplasur me automjete dhe kaluar nëpër korsi përpara se të kapej nga një veturë policie gjersa u mundua të ikte.

Brandon Baker, 33 vjeç, nga Riverview, thuhet se ishte përfshirë në një grabitje veturash përpara se të nisej me kamionin e bardhë në Tampa rreth orës 7 të mëngjesit të së mërkurës, sipas Patrullës së Autostradës në Florida.

Policët u përpoqën të ndalonin Bakerin, por ai zgjodhi të ikte gjersa e ndiqnin një numër i madh i patrullave policore, raporton nypost.


Pamjet e kamerave të ndjekjes tregojnë Baker duke goditur disa automjete gjatë ndjekjes 30-minutëshe dhe duke u endur në mënyrë të rrezikshme nëpër korsitë e ngarkuara të trafikut.

Baker më në fund u hodh nga kamioni në një kryqëzim të Gainesville dhe u përpoq të arratisej në këmbë ndërsa ishte i rrethuar nga disa automjete policie.

Por kjo përpjekje përfundoi pasi ai u përplas drejtpërdrejt me një veturë policie dhe ra në tokë. Baker vazhdoi të rezistonte përpara se të nënshtrohej dhe prangosej. Ai përballet me një sërë akuzash – duke përfshirë vjedhje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën

Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën

Amerika
Kundërshtar i madh i Kremlinit, Kasparov: Ajo që ndodhi mes Trumpit dhe Zelenskyt, ndoshta është përgatitur nga Putini

Kundërshtar i madh i Kremlinit, Kasparov: Ajo që ndodhi mes Trumpit dhe Zelenskyt, ndoshta është përgatitur nga Putini

Amerika
Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Amerika
Trump reagon pas takimit të tensionuar me Zelenskyn: Ai vetëm fajësonte Putinin, ai duhet të thoshte vetëm se dëshironte paqe

Trump reagon pas takimit të tensionuar me Zelenskyn: Ai vetëm fajësonte Putinin, ai duhet të thoshte vetëm se dëshironte paqe

Amerika

"E rëndësishme është që të dëgjohet zëri i Ukrainës", tha Zelensky para se të arrijë në Londër

Pse u tensionua situata në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit dhe Zelenskyt?

Pse u tensionua situata në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit dhe Zelenskyt?

Evropa
Kalo në kategori