Ekspertë të çështjeve politike, të drejtësisë dhe rrethanave aktuale në Kosovë, nga Kosova dhe Shqipëria janë mbledhur sot në një tryezë të mbajtur në lidhje me idenë e propozuar nga presidenti Hashim Thaçi, për çështjen e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
Në tryezën e mbajtur sot, ndër të tjerash mori pjesë edhe ish ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Spartak Ngjela.
Ky gjatë tryezës tha se çështja e kufijve të Kosovës është temë e shqiptarëve të Kosovës por me rendësi për të kontribuar të gjithë.
Ngjela duke e komentuar procesin politik e juridik të draftimit të Kushtetutës së shtetit Jugosllav të vitit 1974, tha ndër tjerash se ajo nuk ishte nënshkruar nga presidenti i atëhershëm Josip Bros Tito, por e imponuar nga homologu i tij amerikan Richard Nixon.
“Nuk është e vërtetë që ka qenë Tito autor i Kushtetutës së 1974 , sepse do ta nisim me një fokus, ka qenë presioni i Richard Nixon, që ka thënë se e dua një lloj si të gjitha republikat tjera Kosovën dhe mos harroni një gjë që Amerika i ka dhënë në dorë Jugosllavisë në atë kohë 2 miliardë dollar jashtë buxhetit…Nixoni tha se mua nuk më duhet fare si ja lëni emrin, do ta bëjmë krahinë autonome dhe quajeni sit ë doni unë e dua një konstitutive. Dhe ky ia pranoi dhe ia dha, ju e dini më mirë, ia dha me parlament dhe me krejt. Ajo është Kushtetuta e 74-ës megjithatë nuk vlen më shumë kjo sesa kjo tjetra. Në momentin kur ka përfunduar lufta edhe ka shkëput Kosovën nga Jugosllavia e vogël, pot ë shikoni dokumentin amerikan thotë një gjë shumë interesante, nuk bëjë asgjë por ju dhamë pavarësinë një njësie konstituente. Pra, njësoj si Sllovenia, si Kroacia, si Maqedonia ishin njësi konstituente me parlament dhe me Qeveri. Ju e dini më mirë…e para njësia konstituente nuk mund të ndryshojë dot dhe e dyta nuk është Sovran, shteti i Kosovës është i pavarur por nuk është sovrani. Kush është sovrani? Parlamenti”, ka thënë Ngjela.
Politologu dhe analisti, Agim Krasniqi, në anën tjetër ka shpjeguar rrethanat në të cilat ishe shpërbërë Jugosllavia dhe procesin e pavarësimit të njësive kushtetuese të ish Jugosllavisë sipas Kushtetutës së 1974-ës , ku ishte përfshirë edhe Kosova.
“Gjatë procesit të shpërbërjes së Jugosllavisë kanë rrjedhur ca procese të cilat e kanë derivuar komplet edhe procesin e Kosovës, konkretisht ka të bëjë me pavarësimin e Republikave të ish Jugosllavisë duke përfshirë edhe Kosovën si element konstitutiv sipas të Kushtetutës së 74-ës. Asokohe në vitin 91, ishin mbajtur disa unë e quaj ashtu konkurrenca kur ishin krijuar mekanizma për ta mbikëqyr dhe për ta vëzhguar dhe për ta arbitruar procesin e ndarjes, respektivisht krijimin e shteteve të reja asokohe të cilat pretendonin të shkëputeshin asokohe nga ish shteti Jugosllav. Dhe asokohe derivonin dy komisione: Komisioni i Monitorimit dhe Komisioni Arbitrar, e që ishin derivat i politikave perëndimor, të komunitetit si tërësi perëndimor. E ku edhe Kosova kishte bërë përpjekje që përmes këtyre mekanizmave me anën e një kërkese të i njihet territori administrative brenda shtetit Jugosllav…Më pastaj edhe karta e Helsinkut kis hte sanksionuar ndërrimin e kufijve, gjithmonë flas për procesin e shpërbërjes së Jugosllavisë, kishte sanksionuar ndërrimin e kufijve vetëm për shtetet e Evropës, e që ishte shtylla bazë e sigurisë evropiane”, ka nisur të shpjegojë Krasniqi.
Duke thënë tutje se çështja shqiptare në Ballkan ende nuk është mbyllur dhe konsolidimi i saj nënkupton edhe konsolidim të BE-së. Andaj sipas tij në një të ardhme të largët tema e kufijve edhe mund të ngritët.
“Nga këndvështrimi i parë, nëse më të vërtetë bota shqiptare pas rënies së bllokut të lindjes, apo bllokut komunist drejt Ballkanit Perëndimor ka filluar të zhvillohet dhe ndoshta hapja e kësaj teme mundtë shihet edhe nga një këndvështrim i tillë që duke marrë parasysh që bota perëndimore e shkëputi një territor dhe e i krijoj një shtet të dytë shqiptarë dhe duke pasur bazë që çështja shqiptare në Ballkan akoma nuk është konsoliduar se pa konsolidim të shtetit shqiptarë nuk do të ketë as konsolidim të BE-së në këtë pjesë të Evropës, atëherë mund ta quaj si tezë që në një ardhme dukshëm të largët mund të ngritët si proces. Mirëpo nëse e kapim këtë elementin juridik, ndërkombëtarë e politik, pa qenë dy subjekte të barabartë për të ardh deri të një marrëveshje të tillë kjo është jashtë sensit të finalizimit të një marrëveshje, që unë megjithatë e besoj që do të ndodh dhe besoj se do të jetë e imponueshme dhe assesi nuk e besoj se do të jetë në dëme të faktorit shqiptarë në situatën aktuale ku bota perëndimore mund ta them në plotë kuptimin e fjalës është e lidhur me botën shqiptare edhe mendoj se e sheh si aleate të vetme natyral shqiptarët n ë të gjitha trojet ku aktualisht gjinden”, ka thënë Krasniqi.
Një mendim rreth kësaj teme e ka dhënë edhe profesoresha në Akademinë e Arteve në Universitetin e Prishtinës, Besa Luzha. Ajo ka thënë se tema e kufijve është temë për të vilën duhet të angazhohen të gjithë në mungesë të dokumenteve dhe analizave.
“Unë mendoj që në këto tema kanë hise të bisedojmë dhe të angazhohemi të gjithë dhe në radhë të parë shkencëtaret dhe ata që e hulumtojnë këto çështje. Kjo në radhë të parë sepse në këto çështje kemi shumë pak analiza, dokumentacione, studime të mirëfillta e konkrete që politikanëve ua lehtësojnë për vendime që marrin gjatë diskutimeve për këto çështje. Nga përvoja që kemi marrë me çështjen kufirit me Malin e Zi kam mësuar dy tri mësime, kur janë argumentet politike në një agjendë, kur është në pyetje si Kosova kur e ka një pavarësi jot ë plotë e të kufizuar, argumentet juridike nganjëherë nuk vle3jnë dhe nuk merren parasysh. As ato shkencore”, ka thënë ajo.
Tema e korrigjimit të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë si pjesë e marrëveshjes finale mes të dyja vendeve nga dialogu për normalizimin e raporteve që po mbahet me lehtësimin e BE-së, ka ngjallur një debat të gjerë.
Kjo edhe për faktin se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte thënë se me anën e korrigjimit, Kosovës do ti bashkohej Lugina e Preshevës, Medvegja dhe Bujanovci por nuk kishte sqaruar se çka do të jap Kosova në këmbim. Sipas tij, asgjë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dje u zgjodh rektori i ri i universitetit “Nënë Tereza”, paralajmërohen ankesa për procesin e votimit

Morën me forcë një person dhe e dërguan në pyll – tre të arrestuar në Prizren

Policia sekuestron 66 pula dhe kafshë në Podujevë – dyshohet se ishin kontrabanduar nga Serbia

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker