LAJMI I FUNDIT:

U infektuan duke i shëruar pacientët e Miamit, babë e bir vdesin nga COVID-19 pasi u shtruan në spital në “Ditën e Babait”

U infektuan duke i shëruar pacientët e Miamit, babë e bir vdesin nga COVID-19 pasi u shtruan në spital në “Ditën e Babait”

Dy mjekë të njohur nga Florida, babë dhe bir, kanë vdekur nga komplikimet me COVID-19, sipas një anëtari të familjes.

Mjeku Carlos Vallejo, 57 vjeç dhe babai i tij, doktori Jorge Vallejo, 89 vjeç, u shtruan në spital gjatë orëve të para të mëngjesit të “Ditës së Babait”. Ata vdiqën ndaras brenda pesë jave, tha djali i Carlos, Charlie Vallejo.

Mjeku Jorge Vallejo ishte një obstetër dhe gjinekolog në pension që punoi për më shumë se 45 vjet në zonën e Miamit dhe trajtonte njerëz të famshëm, si këngëtarja Celia Cruz. Ai ishte i njohur për ndarjen e dy foshnjave më të vogla në botë, gjegjësisht 22 javëshet që peshonin 400 gramë.


Ai e dërgoi familjen e tij, duke përfshirë dyvjeçarin Carlos në Miami nga Guantanamo, Kuba, në vitin 1965. Të tre djemtë e tij studiuan mjekësi, transmeton Telegrafi.

Carlos Vallejo ishte në vijën e parë të pandemisë, duke u përshtatur me pajisjet mbrojtëse dhe ka shruar dhjetëra pacientë me COVID-19.

Charlie i tha CNN-it se babai po i trajtonte pacientët si familje. “Ai ishte kujdesur shumë”, tha Charlie Vallejo. “Ai vdiq si hero”, shtoi ai.

Jorge vdiq më 27 qershor gjersa familja këtë ia kumtoi përmes Facetime Carlosit, i cili tashmë po luftonte me coronavirusin. “(Ai ishte) i rrethuar me makina dhe asnjë kontakt njerëzor, kështu që unë mendoj se kjo e theu atë”, tha Charlie Vallejo.

Dr Carlos Vallejo, 57 vjeç, i cili e ndoqi babanë në mjekësi dëshironte të trajtonte pacientët me coronavirus para vdekjes së tij. Pas tre javësh në ICU, duke përfshirë dy javë në një ventilator, Carlos Vallejo vdiq më 1 gusht.

Pesë anëtarë të familjes Vallejo janë infektuar me coronavirus, përfshirë gruan e Carlosit. Familja beson se Carlos Vallejo ishte shumë i kujdesshëm, por u infektua duke shëruar pacientët.

Carlos është një nga mbi 900 punonjës të kujdesit shëndetësor në SHBA që kanë vdekur nga vetë sëmundja nga të cilat po përpiqen të shpëtojnë të tjerët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
'I çmendur dhe i rrezikshëm' - Plani i Trumpit për Gazën dënohet nga aleatët dhe kundërshtarët

'I çmendur dhe i rrezikshëm' - Plani i Trumpit për Gazën dënohet nga aleatët dhe kundërshtarët

Amerika
Të shtëna armësh në Bruksel, persona me kallashnikov shtien në afërsi të metrosë – policia në kërkim të dyshuarve

Të shtëna armësh në Bruksel, persona me kallashnikov shtien në afërsi të metrosë – policia në kërkim të dyshuarve

Evropa
Policia suedeze thotë se sulmuesi që vrau dhjetë persona ka qëlluar veten, motivi mbetet i paqartë

Policia suedeze thotë se sulmuesi që vrau dhjetë persona ka qëlluar veten, motivi mbetet i paqartë

Evropa
Trump thotë se SHBA-të do të marrin

Trump thotë se SHBA-të do të marrin "zonën e shkatërruar" të Gazës dhe do ta bëjnë atë "rivierën e Lindjes së Mesme"

Azia
Politikani izraelit i ekstremit të djathtë, Ben Gvir vlerëson idenë e Trumpit si 'zgjidhja e vetme'

Politikani izraelit i ekstremit të djathtë, Ben Gvir vlerëson idenë e Trumpit si 'zgjidhja e vetme'

Azia
Trump akuzohet se ka bërë thirrje për ‘spastrim etnik’

Trump akuzohet se ka bërë thirrje për ‘spastrim etnik’

Amerika
Kalo në kategori