Darwini dhe Orwelli sot janë “autorët” më të popullarizuar në industrinë televizive. Serialet “Survivor” dhe “Big Brother” janë argëtim masash dhe njëkohësisht botëkuptim bashkëkohor.
Shkrim nga Blerim Shala, i publikuar më 2002 në Javoren Politike Shqiptare – Zëri
Tetëmbëdhjetëvjeçari anglez Simon Kelly në internet kishte gatitur faqen e vet në të cilën paralajmëroi vetëvrasjen. Në faqen www.essjaykay.com, me titullin “Vdekja ime”, Kelly shkruajti: “Planifikoj të vetëvritem me varje. Pasioni i vetëvrasjes më ndjek në dy vjetët e fundit. Dëshiroja të vritem më herët, por prita derisa prindët shkuan për pushime në Amerikë. Dikush do të pyesë si u bë që një tetëmbëdhjetëvjeçar të ketë pasion të tillë, por unë po mërzitem tmerrësisht, jeta më nuk po më kënaq, ushqimi për mua s’ka shije, jeta më duket aq monotone…”. Prindët i porositi: “Më falni që nuk munda t’i përmbush shpresat tuaja. Mos fajësoni veten për veprimin tim…”. Ish-dashnores i shkruajti: “Tashti kupton pse jemi ndarë…”.
Trupin e Simonit e gjeti një punëtor i cili atë mëngjes duhej ta shoqëronte deri te një tregtar lokal perimesh, ku ky duhej të niste të punonte.
Prindët e pikëlluar kërkuan që të mbyllet faqja e Simonit në internet.
Adhuruesi i pasionuar i Bjorkut, këngëtares së njohur islandeze, pasi nuk mund të jetonte me të, vendosi të vdesë për të. Mori kamerën, e vendosi përballë vetes dhe me allti bëri shoshë trutë e veta. Videokaseta mbërriti për disa ditë te Bjorku, e cila s’kuptoi dot pse dikush duhet të vrasë veten për të.
Në filmin “Intimacy”, të regjisorit francez Patrice Chereau, aktorët kryesorë, Kerry Fox dhe Mark Rylance, njëmend çojnë dashuri: S’ka lojë, s’ka mashtrim, akti seksual është i njëmendtë. Fjala është për një rrëfim tradhtie, mërzie dhe monotonie, për një film shumë serioz që s’ka gjë të përbashkët me një pornofilm, ku seksi është biznes pa ndjenja.
Çfarë kanë të përbashkët Simon Kelly, stalkeri i Bjorkut, Kerry Fox dhe Mark Rylance?
KAMERA ËSHTË KUDO
“This is true story…”. “Based on true story”. Këto janë, pra, rrëfime të vërteta, apo rrëfime që pretendojnë vërtetësinë përmes teknikës, përmes mjeteve të komunikimit masiv, të cilat qëmoti bënë të pavërejtshme, shpeshherë të paqenë, vijën që ndan artin nga realiteti.
Çfarë jemi në të vërtetë? Si do të silleshim sikur “Vëllau i madh” i George Orwellit (nga romani “1984”), të na mbikëqyrte? Si do të mund të përballonim fatin e Robinson Crusos në një ujdhesë diku ku vlejnë ligjet e Darwinit të “seleksionimit të llojeve” dhe “mbijetesës së më të fuqishmëve”? A mund të bëhen të gjitha këto biznes i ri, një burim i ri për emisione ekskluzive televizive?
Me gjasë, këto pyetje u parashtruan disa vjet më parë kur në Amerikë dhe në Evropë nisi epidemia televizive, e quajtur “Survivor” dhe “Big Brother”. Në “Survivor”, fjala është për një grup, ku duhet të respektohen kriteret gjinore, moshore dhe raciale (sepse publiku po ashtu ka një përbërje heterogjene), i cili hidhet në një vend të pabanuar, ku duhet të tregojë aftësinë dhe shkathtësinë e gjindshmërisë në rrethana jocivilizimi, ku përcjellësja e vetme nga bota qytetëruese është kamera. Në “Big Brother”, një grup i tillë mbyllet në një banesë, në një shtëpi, e cila në të gjitha anët është e mbuluar me kamera, për të parë se çfarë do të bëjnë, si do të sillen, çfarë do të flasin ata të cilët e dinë mirë që jeta e tyre transmetohet drejtpërdrejt në TV. Në të dy rastet, në “Survivor” dhe “Big Brother” pra, e gjitha shndërrohet në “Reality Show”, në një soapbox opera reale, me shumë episoda, në fund të të cilave publiku zgjedh “fituesin” e garës, lojës apo jetës, i cili, sipas rastit, mund të fitojë prej dhjeta – mijëra markave deri në miliona dollarë. Të vetëdijshëm se janë nën “mbikëqyrje” të publikut i cili duhet të vendosë për fatin e tyre, “aktorët” bëjnë ç’mos për ta përfituar atë për vete: Në këto seriale ka edhe seks të vërtetë, lakuriqim, hidhërim, gëzim, dhunë, nervozë, monotoni…Ka jetë të zakonshme, do të thoshim të gjithë ne.
“DO TË FLASË EDHE JEZUI…”
Se “Big Brother” nuk ka kufi, dëshmon edhe lajmi për një sesion ekskluziv të përcjelljes së një jave jete të Don Mario Longos dhe të shtatë priftërinjve tjerë në një kishë. E tëra kjo do të mund të përcillet përmes internetit: Non Stop, 24 orë. Në deklaratën për shtyp, Don Mario Longo tha: “Do të ketë çaste të heshtjes, për t’i dhënë fjalën Vëllaut të Madh Jezuit…”.
Po a janë njerëzit të sinqertë para kamerave? A mashtrojnë ata veten dhe të tjerët sa për të fituar para? A është kjo vetëm lojë, art, mashtrim i opinionit, zbavitje masash? Çfarë është në të vërtetë? A ka këtu grim, maskë, rrenë apo gjithçka është “transmetim i drejtpërdrejtë i jetës”, ashtu siç ishte Lufta në Gji “transmetim i drejtpërdrejtë i luftës”?
A tregojnë pjesëmarrësit në “Survivor” dhe “Big Brother” çfarë dinë nga jeta apo çfarë kanë mësuar se është jeta në TV, Internet, kinema dhe gjetiu? A ka fare “jetë në vete” (të parafrazojmë Kantin) apo individualiteti është vetëm një iluzion për përballimin e faktit që të gjithë ne jemi fëmijë të TV-së? A është njëmend Hollywoodi stacioni i fundit i kërkimit të kuptimit të jetës i cili nisi atje në shpella, me vizatimet e para, vazhdoi me Agorën e Athinës dhe Forumin e Romës, për të ecur tutje me Golgotën dhe për të mbërritur te çipi i kompjutorit, intelegjenca sintetike dhe industria e zbavitjes masive?
Dikur mendohej se Toka është qendër e Gjithësisë. Koperniku na tregoi se ne sillemi rreth Diellit dhe se ai është në qendër. Tashti nuk do të bëhej gabim nëse themi se Bota sillet rreth TV-së dhe Internetit.
Tetëmbëdhjetëvjeçari Simon Kelly nuk arriti dot të përballojë monotinë e jetës. Por, ai, i cili humbi betejën për kuptimin e jetës, provoi të gjejë justifikimin për vetëvrasje përmes Internetit dhe faqes së tij.
S’ka shpëtim prej Internetit dhe TV-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e vrasjes së Çerçiz Topullit
Individualizmi ynë i mjerë

Pse Ismail Qemali dha dorëheqjen nga kryesimi i qeverisë së përkohshme më 22 janar 1914?

GJUHA SHQYPE

Shpërngulja e shqiptarëve në vitet 1912-‘39 dhe reagimi i shtetit shqiptar

Shqiptarët nëpër dekada: Çfarë kaluan ata në vitet 1920, 1930, 1940… 2020!?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame