LAJMI I FUNDIT:

Turqia në rrugë të duhur për të testuar vaksinat për COVID-19 brenda dy javësh, thotë ministri i shëndetësisë

Turqia në rrugë të duhur për të testuar vaksinat për COVID-19 brenda dy javësh, thotë ministri i shëndetësisë

Turqia do të regjistrojë testin e saj të parë të vaksinës njerëzore për coronavirusin ndoshta brenda dy javësh, tha të premten ministri i shëndetësisë i vendit.

“Subjekteve do t’u jepet doza e parë pasi do të mbahen në karantinë për pesë ditë, duke kaluar të gjitha testet e nevojshme”, ka thënë Fahrettin Koca në një konferencë shtypi në provincën jugore të Adana, shkruan DailySabah, përcjell Telegrafi.

Në lidhje me situatën e virusit në Turqi, ministri i bëri thirrje publikut të mos injoronin rregullat e vendosura, duke shtuar se numri i rasteve të virusit po binte në të gjitha qytetet turke përveç Stambollit.


Ai pohoi se Turqia ka provuar se ka një sistem të jashtëzakonshëm të shëndetit publik.

Ai tha se niveli i përgjithshëm i përdorimit për shtretërit spitalorë në Turqi ishte aktualisht 48%, me 68% për kapacitetin që përdoren nga kujdesi intensiv, si dhe 31% të ventilatorëve, duke shtuar se Turqia kishte një total prej 11,800 ekipeve dhe 35,400 personel – më shumë sesa numri i mjekëve të angazhuar në luftën kundër COVID-19 në shumë vende.

Turqia raportoi 1,629 pacientë të rinj dhe 1,402 shërime të tjera në më shumë se 24 orë, tha Ministria e Shëndetësisë e vendit të premten.

Numri i pacientëve deri më tani qëndron në 332,382, me rikuperimet në total 291,754, sipas të dhënave të ministrisë, ndërsa rreth 115,295 teste më shumë për COVID-19 u kryen gjatë së njëjtës periudhë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në mbi 11,4 milionë.

Numri i të vdekurve nga virusi arriti në 8,722. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Azia
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën

Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën "krim i rëndë" që pritet të dështojë

Botë
Policia italiane arreston 181 persona në përpjekje për të parandaluar ringjalljen e mafias në Sicili

Policia italiane arreston 181 persona në përpjekje për të parandaluar ringjalljen e mafias në Sicili

Evropa
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
Kalo në kategori