LAJMI I FUNDIT:

Turqi, jep dorëheqje Drejtori i Turkish Airlines

Turqi, jep dorëheqje Drejtori i Turkish Airlines

Kryetari i Bordit të transportuesit më të madh kombëtarë dhe ndërkombëtarë ajror në Turqi, Turkish Airlines, Hamdi Topcu sot dha dorëheqjen, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e tij me shkrim Topçu nuk dha sqarime mbi dorëheqjen. Ndërkohë thuhet se Topçu nuk ka marrë pjesë në mbledhjet e sotme të shoqërisë të cilat mbaheshin në zyrat qendrore në Stamboll.

Nga ana tjetër theksohet se në vend të tij do të vijë Ilker Ayci cili aktualisht kryeson Agjencinë për promovimin dhe mbështetjen e investimeve.