LAJMI I FUNDIT:

Turizmi në Spanjë ul papunësinë

Turizmi në Spanjë ul papunësinë

Industria e turizmit në Spanjë, nxitur nga sezoni, ka çuar papunësinë në nivelin më të ulët që prej shtatorit të 2009-ës për Qershorin, ndërkohë që më shumë se 1 në 3 vende pune po krijohet për akomodimin e turistëve, tregojnë të dhënat zyrtare.

Numri i personave të regjistruar si të papunë në Spanjë, ra me 3.2% në muajin Qershor nga muaji i kaluar, apo me 124,350 njerëz, duke lënë 3.77 milionë të papunë, tregojnë të dhënat e publikuara nga Ministria e Punës. Sektori i fuqishëm i turizmit punëson dhjetëra mijëra staf të ri gjatë muajve të verës, duke ulur nivelin e papunësisë.

Numri i turistëve që udhëtojnë në Spanjë, pritet të arrijë nivele rekord këtë vit, pasi pushuesit po i shmangen alternativave në Lindje për shkak të tensioneve gjeopolitike. Rënia e muajit Qershor është e dyta më e madhe në të dhënat historike, dhe përbën muajin e katërt rradhazi që Spanja ka regjistruar një rënie të papunësisë.


Spanja ka normën e dytë më të lartë të papunësisë në Bashkimin Europian pas greqisë, me normën zyrtare që qëndroi në 21% gjatë tremujorit të parë të 2016-ës. Megjithatë, të dhënat e fundit tregojnë se gjatë tremujorit të dytë, norma e papunësisë do të arrijë në 20.3%.

Papunësia ra në të gjithë sektorët, ku pjesa më e madhe ishte në atë të shërbimeve me 84,760 njerëz, apo me 3.3% rënie, ndjekur pastaj nga sektori i ndërtimit. Numri total i punonjësve që paguajnë drejt sistemit të sigurimeve shoqerore u rrit me 98,432 njësi, në 17.76 milionë në total. /Telegrafi/