Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se sektori i bujqësisë në Kosovë këto katër vite të qeverisjes Kurti, është një dështim total.
Hoti në një postim në Facebook ka pyetur se pse ka rënie në sipërfaqet e mbjella dhe përse ka rënë numri i kafshëve, shpezëve e bletëve?
“E vërteta është se bujqësia nuk po zhvillohet. Nuk ka investime në rritjen e tokave bujqësore nën ujitje. Nuk ka kreditim me kushte të volitshme për investime bujqësore. Nuk ka investime në teknologjinë e ruajtjes dhe përpunimit të ushqimeve”, ka shkruar Hoti.
Postimi i plotë:
Bujqësia 2021-2024: Dështim total
Dështimet në bujqësi në tri tabela:
TABELA 1: Gjatë mandatit 2021-2024, janë shpenzuar 252.7 mil euro në subvencione bujqësore (për 2024 janë në shpenzim e sipër).
TABELA 2: Në 2023, krahasuar me 2020, numri i kafshëve, shpezëve dhe bletëve, si dhe i sipërfaqeve të kultivuara ka rënë, me përjashtim të numrit të shpezëve dhe sipërfaqeve me pemishte.
TABELA 3: Në 2023, krahasuar me 2019, importet e mallrave kryesore ushqimore janë rritur për 72% (apo për 455 mil euro): për kafshë të gjalla 339%, për mish 43%, bylmet e vezë 61%, perime 78%, e kështu me radhë. Edhe pas eliminimit të efektit të inflacionit në vlerën e importeve, sërish rritja mbetet e madhe. (Bazë krahasuese është marrë viti 2019 pasi në vitin 2020 ka pasur kufizime në tregti shkaku i pandemisë.)
Pyetjet legjitime janë këto:
1. Përse ka rënie në sipërfaqet e mbjella?
2. Përse ka rënë numri i kafshëve, shpezëve e bletëve?
3. Çfarë po ndodh me prodhimin vendor – përse po importojmë më shumë ushqime kur kemi dukshëm më pak qytetarë rezidentë?
4. Cili është ndikimi i 252.7 mil euro të shpenzuara në subvencione?
E vërteta është se bujqësia nuk po zhvillohet. Nuk ka investime në rritjen e tokave bujqësore nën ujitje. Nuk ka kreditim me kushte të volitshme për investime bujqësore. Nuk ka investime në teknologjinë e ruajtjes dhe përpunimit të ushqimeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Bëhuni pjesë e lojës shpërblyese të shtëpisë botuese “Dukagjini” – “Review për librat tanë”

ZKA-ja auditon menaxhimin e fondeve për burimet e ripërtëritshme të energjisë

Trupi i verës, bëhet dimrit – Zott Protein, për muskujt dhe shpirtin tuaj

Shijoni 17 vjet krenari me zbritjet ekskluzive të AZTECH!

Trupi i verës, bëhet dimrit – Zott Protein, për muskujt dhe shpirtin tuaj

Elegancë dhe dashuri - Eksploroni buqetat e veçanta te Exquisite Events

Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt

Ofertë ekskluzive 1+1 në formatet premium ScreenX dhe 4DX nga 12-16 shkurt!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit

"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial

Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren

Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi