LAJMI I FUNDIT:

Turizmi kosovar promovohet në panairin e Londrës

Turizmi kosovar promovohet në panairin e Londrës

Vlerat turistike dhe kulturore që i ka Kosova po prezantohen në panairin më të madh ndërkombëtar që po mbahet në Londër. Në këtë panair janë mbi 50 mijë pjesëmarrës nga 186 vende të botës.

Në “World Travel Market 2015 ”, Kosova është duke u prezantuar në një shtand të përbashkët nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, së bashku me tetë tour operatorë nga Kosova.

Sipas Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, vizitorë të shumtë janë duke u mirëpritur në shtandin e Kosovës ku nga ana e përfaqësuesve të KIESA-s dhe tour operatorëve është duke u promovuar turizmi, në veçanti ai malor si dhe vlerat e trashëgimisë kulturore dhe historike që ka Kosova.


“Njëkohësisht tour operatorët kosovarë gjatë kohës sa po zhvillohet ky panair janë duke mbajtur takime B2B me blerës të ndryshëm, në veçanti me agjentë tëudhëtimit. Ky panair konsiderohet si një nga ngjarjet me interes për takime B2B “business-to-business”, që prezantojnë në Britaninë e Madhe nj ë gamë të gjerë të destinacioneve dhe sektorëve të industrisë, si dhe për profesionistët ndërkombëtarë të udhëtimeve. Po ashtu, ky panair është një mundësi unike për gjithë biznesin global të udhëtimeve, për takime, negocime dhe marrëdhënie biznesore”, thuhet në komunikatën e MTI-s.

Në shtandin e Kosovës së bashku me përfaqësuesit e KIESA-s, ofertat turistike po i promovojnë këta tour operatorë: “Altavia”, “Vas Tour”, “Traveks”, “Outdoor Kosovo”, “Kosova Outdoor”, “Sharri Ecotour”, “Airtour” dhe “Balkan Natyral Adventure”.

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë panair vjen si rezultat i bashkëpunimit dhe mbështetjes së përbashkët nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve (KIESA) me USAID-Empower Project dhe Swisscontact-PPSE.

Panairi “World Travel Market 2015” mbahet në Londër të Britanisë së Madhe nga data 02 – 05 nëntor 2015./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional

SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional

Ekonomi
Kalo në kategori