LAJMI I FUNDIT:

Tuna dhe Cozman, çifti më stabil i estradës, ja arsyet (Foto)

Tuna dhe Cozman, çifti më stabil i estradës, ja arsyet (Foto)

Këngëtarja e suksesshme shqiptare, Tuna dhe hip hop ylli i Babastars, Cozman, ka më shumë se dy vjet që janë në një lidhje të shëndoshë romantike.

Por, çifti më stabil i estradës është goditur nga spekulime të disa mediave, të cilat lansuan raporte se bukuroshja bjonde dhe reperi me përfitimet me të mëdha në vitin 2013/2014 mund të jenë përleshur.

Megjithatë, burimet e sigurta të Telegrafit konfirmojnë se një gjë e tillë nuk është e vërtet.

Jo vetëm këto burime konfirmojnë se kjo nuk ishte e vërtet, por edhe ishte vet reperi i Babastars, që jo më larg se pasditen e të enjtës bëri një “check in” në palestër, bashk me të dashurën e tij Tunën, që e hedh poshtë teorinë e ndonjë përleshje dhe ndonjë problemi mes tyre.


cozman

Se çifti ka marrëdhënie stabile me njëri-tjetrin, mjafton që fansat të hynë në rrjetet sociale të tyre, ku vazhdimisht shihen bashk.

Po ashtu, sipas burimeve të Telegrafit, ishte Cozman ai që e ka përcjellur Tunën hap pas hapi gjatë gjithë kohës së fundit, më saktësisht gjatë mbajtjes së spektaklit Dancing With The Stars Albania, ku reperi gjatë gjithë kohës për 3 muaj është përkujdesur për të dashurën e tij.

Ndryshe, Tuna dhe Cozman do të performojnë jo më larg se këtë fundjavë së bashku në Zvicër, e që sërish e hedh poshtë një teori se ata mund të jenë përleshur dhe të kenë marrëdhënie të çara me njëri-tjetrin. /Telegrafi/