LAJMI I FUNDIT:

Tubohen mbi 6 miliardë euro për Ukrainën – Shqipëria dhuroi një milion euro në konferencën e donatorëve

Tubohen mbi 6 miliardë euro për Ukrainën – Shqipëria dhuroi një milion euro në konferencën e donatorëve

Mbi 6 miliardë euro u premtuan sot për Ukrainën në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve të organizuar nga qeveritë polake dhe suedeze në Varshavë.

“Në këtë konferencë ne arritëm të mbledhim më shumë se 6 miliardë euro. Këto para do të shpërndahen për të mbështetur Ukrainën dhe të gjithë ata që mbështesin Ukrainën”, tha kryeministri polak, Mateusz Morawiecki në një konferencë për shtyp pas ngjarjes.

“Sot, Ukraina është një shtyllë e botës sonë dhe ne të gjithë i detyrohemi një borxhi mirënjohjeje”, tha Morawiecki, duke u bërë thirrje vendeve të BE-së të pranojnë paketën e 6-të të sanksioneve të propozuar nga Komisioni Evropian të mërkurën, pavarësisht kostove të saj të rënda për ekonominë evropiane.


Theksojmë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se shteti shqiptar ka kontribuar me një milion euro.

“Në aspektin dypalësh kemi qenë nga të parët që kemi dhënë kontributin tonë me municione për forcat e armatosura të Ukrainës dhe në të njëjtën kohë kemi miratuar të gjithë kuadrin e nevojshëm ligjor për të lejuar qytetarët ukrainas që të vijnë në vendin tonë për periudhat kohore për të cilat kanë nevojë ose për të cilët duan të rrinë. Në këtë konferencë donatorësh Shqipëria synon të kontribuojë me 1 milion euro”, u shpreh Rama.

Kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson përshëndeti gjithashtu “rezultatet fantastike” të konferencës së donatorëve që “deri më tani i kanë tejkaluar pritshmëritë tona”, por paralajmëroi se Ukraina do të ketë nevojë gjithashtu për mbështetje në të ardhmen.

Ajo i bëri thirrje Rusisë që t’i japë fund kësaj lufte brutale kundër Ukrainës dhe të tërheqë forcat e saj nga vendi.

Sipas propozimit të Komisionit Evropian, BE-ja do të ndalojë importet e naftës nga Rusia, do të përjashtojë Sberbank nga sistemi ndërkombëtar i pagesave SWIFT, si dhe do të sanksionojë individë të rinj me ngrirje asetesh dhe ndalim udhëtimi si pjesë e raundit të 6-të të sanksioneve për luftën në Ukrainë.

Drafti ende nuk është miratuar nga vendet anëtare të BE-së.

BE-ja ka ndarë 1,5 miliard euro në mbështetje ushtarake për Ukrainën dhe ka mobilizuar mbi 4 miliardë euro ndihmë makro-financiare, ndihmë humanitare dhe mbështetje për vendet e BE-së që strehojnë refugjatë nga Ukraina që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.

Ajo gjithashtu ka miratuar pesë grupe sanksionesh, duke synuar individë, përfshirë presidentin rus Vladimir Putin, ministrin e Jashtëm Sergey Lavrov, oligarkë dhe oficerë ushtarakë, si dhe ndalimin e eksportit të mallrave luksoze dhe importet e qymyrit, dhe duke përjashtuar bankat ruse dhe bjelloruse nga rrjeti SWIFT. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

Amerika
Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Amerika
Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Evropa
Një polic u vra dhe pesë persona të tjerë u plagosën kur një burrë mori peng stafin mjekësor dhe hapi zjarr në një spital në Pensilvani

Një polic u vra dhe pesë persona të tjerë u plagosën kur një burrë mori peng stafin mjekësor dhe hapi zjarr në një spital në Pensilvani

Amerika
Kalo në kategori