LAJMI I FUNDIT:

Tsipras: Hapësira ajrore e fqinjit tonë do të kontrollohet nga ne dhe jo nga turqit

Tsipras: Hapësira ajrore e fqinjit tonë do të kontrollohet nga ne dhe jo nga turqit

Kryeministri grek Alexis Tsipras në Asamblenë panhellenike në Athinë në një fjalim për zgjedhjet e ardhshme evropiane si kryetar i “SYRIZA-s” tha se Greqia, me marrëveshjen me Maqedoninë të nënshkruar të martën, u mundësua që “aeroplanë ushtarak grekë, dhe jo turq, të fluturojnë mbi hapësirën ajrore të fqinjit”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ata na thonë se e kemi dorëzuar historinë e Maqedonisë. Kur u nënshkrua marrëveshja e Prespës, fqinjët u shpërndanë me statuja, por tabelat u larguan, shenjat u ndryshuan në përmendoret. Dhe pastaj, kur ata ndryshuan Kushtetutën, në bazë të marrëveshjes, ata i hoqën referencat e papranueshme dhe irracionale, ndryshuan tekstet, dhe në mënyrë eksplicite dhe kategorike hodhën poshtë marrëdhëniet e tyre me Maqedoninë e lashtë greke”, tha Tsipras.

Tsiras gjithashtu tha se “neve na thoshin se luajnë lojëra me stabilitetin në Ballkan. Por arritëm të kemi një aleat të qëndrueshëm në rajon. Ne zyrtarisht kemi marrë përsipër mbrojtjen e hapësirës ajrore të tyre, ne dhe jo avionët turq. Kur ne tani po vijmë atje për të promovuar investimet e bizneseve greke, në të njëjtën kohë po bllokojmë planet e vendeve të treta për të zgjeruar ndikimin e tyre në rajon”.


Tsipras tha se Greqia gjatë qeverisjes së tij ka shënuar dy momente histroike, dalja e vendit nga memorandumet dhe marrëveshja e Prespës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Kalo në kategori