LAJMI I FUNDIT:

Tryezë për pasojat e Ligjit të ri për Paga në buxhetin e Kosovës

Tryezë për pasojat e Ligjit të ri për Paga në buxhetin e Kosovës

Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Instituti GAP dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike organizojnë tryezë diskutimi me temë “Cilat janë pasojat e Ligjit të ri për Paga për buxhetin e Kosovës, qëndrueshmërinë fiskale, sektorin privat dhe mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë”.

Në këtë tryezë do të diskutohet lidhur me implikimet e Ligjit të ri për Paga si një nga kërkesat e dala nga Agjenda për Reforma Evropiane në kuadër të pakos ligjore për Reformë në Administratën Publike.

Më konkretisht, kjo tryezë do të reflektojë mbi implikimet financiare që ky Ligj mund të ketë për buxhetin e Kosovës, si dhe hapat të cilat do t’i ndërmarrë Qeveria e re në zbatimin e tij.


Pagat e sektorit publik që nga dhjetori me rritje – të dhëna që tregojnë se kush janë disa nga përfituesit
Lexo po ashtu Pagat e sektorit publik që nga dhjetori me rritje – të dhëna që tregojnë se kush janë disa nga përfituesit

Gjatë këtij diskutimi Grupi për Studime Juridike dhe Politike do të publikojë një analizë politikash e cila fokusohet në identifikimin e implikimeve të mundshme të rritjes së pagave si rezultat i miratimit të Ligjit të ri për Paga.

Avokati i Popullit ende s'ka vendosur rreth Ligjit për Paga, pranon edhe tri ankesa
Lexo po ashtu Avokati i Popullit ende s'ka vendosur rreth Ligjit për Paga, pranon edhe tri ankesa

Kjo analizë shqyrton efektin që ky ligj mund të ketë në buxhetin e Kosovës, qëndrueshmërinë fiskale, sektorin privat, si dhe ndikimin e mundshëm socio-ekonomik. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Ekonomi
Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Ekonomi
Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

Ekonomi
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Ekonomi
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Ekonomi
Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Ekonomi
Kalo në kategori