LAJMI I FUNDIT:

Trusti në shtator humbi 22 milion euro

Trusti në shtator humbi 22 milion euro

Vetëm gjatë muajit shtator kursimet e qytetarëve të Kosovës janë pakësuar për 22.3 milion euro, ndërkohë që humbjet më të mëdha pritet të jenë në muajin tetor, muaj kur shumica e aksioneve në bursa dhe bankat më të mëdha në të gjithë botën, patën humbjet më të mëdha.

Sipas të përditshmes Koha Ditore humbjet që nga fillimi i vitit janë 49 milion euro, ndërsa kursimet e qytetarëve të Kosovës në Trustine Pensional para humbjeve kanë qenë 290 milion euro.

“Ne nuk mund të parashikojmë sa do të jenë rëniet,pasi pritet të shohim raportin e muajit tetor, muaj i cili ka qenë më i keqi për krizat financiare”, ka deklaruar Adrian Zallli, udhëheqës i TKPK.

Sipas tij,menaxhmenti i Trustit i ka duart e lidhura pasi nuk mund të marrë asnjë vendim për lëvizjen e kursimeve të kosovarëve nga Fondet investuese dhe bankat.


“ Që nga 9 shtatori jemi pa bord dhe vetëm ky organ mund të marrë një vendim të tillë”, ka thënë ai.