LAJMI I FUNDIT:

Trump: Ukraina duhet të bëjë paqe ose do t’i duhet të vazhdojë të luftojë e vetme

Trump: Ukraina duhet të bëjë paqe ose do t’i duhet të vazhdojë të luftojë e vetme

Presidenti i SHBA-së Donald Trump priti presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë në atë që supozohej të ishte një takim i shumëpritur mes dy liderëve për të diskutuar mundësinë e paqes midis Kievit dhe Moskës.

Udhëheqësit ishin vendosur gjithashtu të nënshkruanin një marrëveshje për mineralet e rralla, pasi Trump kishte shtyrë që Kievi të paguante Uashingtonin për shumat e parave që u ishin dhënë në ndihmë në luftën e tyre kundër Moskës.

Por, marrëveshja u pezullua pasi takimi u shndërrua shpejt në një fatkeqësi.


Bota shpresonte se takimi do të ishte një hap prapa nga përshkallëzimi i javës së kaluar, kur të dy udhëheqësit shkëmbyen “sulme” ndaj njëri tjetrit.

Zelensky akuzoi Trumpin se jeton në një “rrjet ​​dezinformimi” rus, ndërsa Trump iu referua Zelenskyt si diktator.

Takimi megjithatë nuk shkoi ashtu siç ishte parashikuar.

Ndërsa liderët folën nga Zyra Ovale me anëtarët e medias përpara se të shkonin në një takim me dyer të mbyllura, tensionet u përshkallëzuan shpejt.

Trump dhe zëvendësi i tij JD Vance akuzuan liderin ukrainas si mosmirënjohës dhe lëshuan paralajmërime të rrepta për mbështetjen e ardhshme amerikane.

Bëhet e ditur se objektivi kryesor i Zelenskyt ishte të nxiste Uashingtonin që të mos braktiste vendin e tij dhe të paralajmëronte kundër afrimit shumë të madh me presidentin rus Vladimir Putin, i cili nisi një agresion në Ukrainë pak më shumë se tre vjet më parë.

Në vend të kësaj, lideri ukrainas u kritikua fort nga Trumpi i cili i tha se “nuk i ke kartat” për të diktuar se si do të ecë procesi i paqes.

Trump ka paralajmëruar vazhdimisht se një marrëveshje për t’i dhënë fund luftimeve mund të mos jetë e favorshme për Ukrainën, madje duke sugjeruar se Kievit mund t’i duhet t’i lëshojë territor Moskës.

Sugjerimet i kanë çuar vendet evropiane në një gjendje shoku, të cilët janë përpjekur të formulojnë një përgjigje ndaj një administrate të re amerikane.

Ndërsa takimi përfundoi papritur pasi zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thuhet se i kërkuan Zelenskyt të largohej, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Por Trump, duke folur për mediat pas takimit, përsëriti qëndrimin e tij në takim, duke pretenduar se Zelensky nuk është serioz për paqen.

Ultimatumi i Trumpit: angazhohuni për paqen ose luftoni vetë

Sipas presidentit amerikan, takimi me Zelenskyn ishte krijuar për të diskutuar paqen e vërtetë, bazuar në gatishmërinë e Kievit dhe Moskës për t’i dhënë fund luftimeve dhe gjakderdhjes.

“Ne nuk po kërkojmë dikë që do të regjistrohet si fuqi e fortë dhe më pas nuk do të bëjë paqe, sepse ata ndihen të guximshëm. Dhe kjo është ajo që pashë duke ndodhur. Unë jam duke kërkuar për paqe”, tha Trump.

Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky
Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Trump më pas akuzoi Zelenskyn se donte të luante lojëra, duke pretenduar se qëllimi pas udhëtimit të tij ishte të “luftonte, luftonte, luftonte”, gjë që është e kundërta e asaj që ai donte.

Presidenti amerikan tha gjithashtu se ata nuk po kërkojnë që lufta të zgjerohet në 10 vjet, por janë të interesuar vetëm për të siguruar një paqe të menjëhershme dhe një ndalim të vdekjeve.

Ndër tjera, ai la të kuptohet gjithashtu për një shkëputje të mundshme të Uashingtonit nga Kievi derisa të shfaqë një dëshirë për të ndjekur një marrëveshje paqeje.

“Ai duhet të thotë dua të bëj paqe”, tha Trump duke iu përgjigjur një gazetari që e pyeti se çfarë duhet të bëjë Zelensky për të rifilluar bisedimet me SHBA-në.

“Ai duhet të thotë unë dua të bëj paqe, nuk dua të luftoj”, shtoi ai.

Trump përsëri deklaroi se Zelensky po negocion shumë më tepër se sa ka kapacitetet për të bërë, duke riafirmuar atë që ai deklaroi vazhdimisht në takim.

Raportohet se në një lëvizje të guximshme, presidenti i SHBA-së la të kuptohet për një ultimatum të mundshëm për Kievin, një i tillë sikur “ose nënshkruane një marrëveshje paqeje, ose vazhdoni të luftoni vetë”.

“Ose do t’i japim fund ose do ta lëmë ta luftojë atë”, tha Trump.

Dhe republikani paralajmëroi se nëse Kievi zgjedh ta “luftojë”, nuk do të jetë mirë për ta, me gjasë duke iu referuar asaj që ai i tha në takim Zelenskyt, duke pretenduar se pa mbështetjen dhe armët e SHBA-së, Putini do ta kishte pushtuar Ukrainën në “ndoshta më pak se tre ditë”.

Zelensky kërkon garanci sigurie

Ndryshe, duke folur për gazetën amerikane Fox News në një intervistë ekskluzive menjëherë pas takimit, Zelensky shpjegoi se Kievi nuk do të jetë në gjendje të ndjekë asnjë negociatë paqeje pa marrë garancitë e nevojshme të sigurisë.

Ai përsëri riafirmoi gatishmërinë e Kievit për të siguruar një marrëveshje paqeje, por këmbënguli se ajo duhet të jetë e drejtë.

Kievi po kërkon që trupat paqeruajtëse evropiane të jenë pjesë e çdo marrëveshjeje për të mbrojtur Ukrainën kundër çdo sulmi të mundshëm të ardhshëm rus.

Ukraina po kërkon gjithashtu të rivendosë integritetin e saj territorial, duke përfshirë gadishullin e Krimesë i cili u aneksua ilegalisht pas një lufte në 2014, si dhe shumë nga territoret e saj lindore, si rajoni i Donbasit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas debateve të ashpra në takimin Trump-Zelensky, vjen reagimi i NATO-s

Pas debateve të ashpra në takimin Trump-Zelensky, vjen reagimi i NATO-s

Botë
Zelensky takohet me kryeministrin britanik, ata përshëndeten me një përqafim

Zelensky takohet me kryeministrin britanik, ata përshëndeten me një përqafim

Botë
Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Amerika

"Ne do të qëndrojmë me ju deri në fund", pas përplasjes me Trumpin, Zelensky merr përkrahje të fuqishme nga kryeministri britanik

Botë
Dokumentet që rrodhën zbulojnë lidhjet e një serbi të Bosnjës me inteligjencën ushtarake ruse

Dokumentet që rrodhën zbulojnë lidhjet e një serbi të Bosnjës me inteligjencën ushtarake ruse

Botë
Trump u ndje i ofenduar që Zelensky nuk veshi kostum në takimin me të - a ishte veshja shkak për tension?

Trump u ndje i ofenduar që Zelensky nuk veshi kostum në takimin me të - a ishte veshja shkak për tension?

Botë
Kalo në kategori