LAJMI I FUNDIT:

Trump triumfon, rritet ekonomia

Trump triumfon, rritet ekonomia

Ekonomia amerikane i ka kapërcyer parashikimet e analistëve në vend duke u rritur me plot 3.2 për qind në tre muajt e parë të vitit.

Shifrat paraprake të Ministrisë së Tregtisë tregojnë se eksportet e larta dhe investimet publike arritën t’i sigurojnë vendit një rritje me plus 1 për qind krahasuar me tremujorin e kaluar, duke thyer rekordin edhe ekonomik të katër viteve më parë.

Ndërkaq, u ngadalësuan ndjeshëm shpenzimet e konsumatorëve, të kompanive private dhe investimet në sektorin e ndërtimtarisë.


Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili shpreson te klima e mirë ekonomike për t’i rritur shanset e rikonfirmimit në Shtëpinë e Bardhë vitin e ardhshëm, i quajti rezultatet të jashtëzakonshme.

“Shumë njerëz mendonin se do të rriteshim më pak se 2 për qind, por tani jemi 3,2 për qind. Çmimet e karburanteve po bien, ekonomia jonë po rritet fort, dhe kemi një inflacion shumë, shumë të ulët. Jemi ekonomia numër 1 në botë dhe nuk kemi rival të afërt. Faleminderit shumë!”

Rritja ekonomike e SHBA-së ka qenë një nga themelet e fushatës elektorale të presidentit Trump, i cili ka premtuar se do i shërbejë klasës punëtore amerikane përmes krijimit të vendeve të punës dhe pagave më të larta.

Ndërsa në horizontin ekonomik nuk pritet recesion në muajt e ardhshëm, ekspertët kërkojnë të tregohet kujdes për barrën fiskale të krijuar nga stimuli prej 1.5 trilionë dollarësh që administrata amerikane miratoi dy vite më parë. /kp/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
KosICT 2024, edicioni i 13-të i Festivalit të Teknologjisë mbledh ekspertë globalë dhe ofron mundësi për të rinjtë

KosICT 2024, edicioni i 13-të i Festivalit të Teknologjisë mbledh ekspertë globalë dhe ofron mundësi për të rinjtë

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori