LAJMI I FUNDIT:

Trump thotë se Putini ‘ndoshta’ është përfshirë në vdekjen e Navalnyt

Trump thotë se Putini ‘ndoshta’ është përfshirë në vdekjen e Navalnyt

Donald Trump tha se presidenti rus Vladimir Putin ishte “ndoshta” i përfshirë në vdekjen e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny, i cili vdiq në një burg në Arktik muajin e kaluar, shkruan Politico.

“Nuk e di, por ndoshta, dua të them ndoshta, mund të them ndoshta, nuk e di”, tha kandidati republikan presidencial i SHBA-së në një intervistë për Fox News, kur u pyet nëse Putin mban përgjegjësi për vdekjen e Navalny, transmeton Telegrafi.

“Ai është një djalë i ri, kështu që statistikisht do të ishte gjallë për një kohë të gjatë… kështu që ndodhi diçka që ishte e pazakontë”, shtoi Trump.


Navalny, figura kryesore në opozitën e rrethuar të Rusisë, vdiq më 16 shkurt në një burg. BE-ja dhe SHBA-ja fajësuan drejtpërdrejt Rusinë për vdekjen e Navalny-t, duke ecur drejt vendosjes së sanksioneve të reja ndaj Kremlinit.

Pamje nga Avdiivka ku ushtari rus kryen vjedhje në pronat e ukrainasve: Na nevojitet vetëm një veturë që t’i marrim të gjitha
Lexo po ashtu Pamje nga Avdiivka ku ushtari rus kryen vjedhje në pronat e ukrainasve: Na nevojitet vetëm një veturë që t’i marrim të gjitha

Por Trump, i cili po dominon zgjedhjet presidenciale republikane dhe aktualisht kryeson ndaj presidentit aktual demokrat Joe Biden në sondazhet e zgjedhjeve të përgjithshme në shumë shtete kyçe, deri më tani ka mbajtur një linjë të butë ndaj Putinit, i cili ka kryer një pushtim të plotë të Ukrainës për më shumë se dy vjet.

Trump gjithashtu është zotuar në mënyrë të përsëritur të ndalojë ndihmën për Ukrainën dhe të detyrojë Kievin të ulet në tryezën e negociatave me Rusinë – një qëndrim që po nxit ankthin mes aleatëve perëndimorë që janë të kujdesshëm për një mandat të dytë të Trump.

Gjatë intervistës, Trump tha se shpreson se nuk do t’i duhet të zgjedhë mes Putinit që të “gëlltisë” Ukrainën dhe të dërgojë armë në Kiev.

“Shpresoj që të mos vjen deri te kjo”, tha ai, duke pretenduar sërish se lufta “nuk do të kishte ndodhur kurrë” nën presidencën e tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori