LAJMI I FUNDIT:

Trump siguron amerikanët se Coronavirusi nuk do të ketë jetëgjatësi në SHBA

Trump siguron amerikanët se Coronavirusi nuk do të ketë jetëgjatësi në SHBA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump të enjten u përpoq të siguronte amerikanët për përhapjen e një coronavirusi të ri, duke thënë se do të kishte “një fund shumë të mirë për ne … që unë mund t’ju siguroj”, disa orë pasi Organizata Botërore e Shëndetit shpalli shpërthimin një emergjencë globale.

“Shpresojmë se nuk do të jetë aq e keqe sa disa njerëz mendojnë se mund të jetë”, tha Trump gjatë një fjalimi për tregtinë në një fabrikë prodhuese në Michigan.

Ai gjithashtu tha që administrata e tij po punonte “shumë ngushtë” me Kinën për të luftuar coronavirusin, transmeton Telegrafi.


Coronavirus që shpërtheu në Wuhan, i cili ka origjinën në Kinë, ka rritur numrin e të vdekurve në 259 dhe ka sëmurë mijëra të tjerë në të gjithë globin – përfshirë edhe SHBA-në, ku rasti i parë i transmetimit nga sëmundja nga njeriu në njeri u raportua më herët të enjten.

“Ne mendojmë se e kemi shumë mirë nën kontroll. Ne kemi shumë pak probleme në këtë vend në këtë moment – pesë – dhe ata njerëz po rikuperohen me sukses”, i tha Trump audiencës së tij të enjten, megjithëse një rast i gjashtë i SHBA-së me sëmundjen e frymëmarrjes u konfirmua disa orë para fjalimit të tij. “Por ne po punojmë shumë ngushtë me Kinën dhe vendet e tjera, dhe ne mendojmë se do të ketë një përfundim shumë të mirë për ne … që mund t’ju siguroj”, u shpreh Trump.

Ndërsa askush nuk ka vdekur nga virusi në SHBA, zyrtarët shëndetësorë kanë pohuar se kërcënimi për publikun e gjerë amerikan mbetet i ulët, afër 100 raste të mundshme të coronavirusit janë nën hetim.

Të mërkurën, Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti kishte formuar një grup pune për të punuar për coronavirusn të kryesuar nga Alex Azar, sekretari i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore. /Telegrafi/