LAJMI I FUNDIT:

Trump në fjalimin virtual të OKB-së, përmend edhe marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë

Trump në fjalimin virtual të OKB-së, përmend edhe marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë
Foto Arkiv

Si asnjëherë më parë, në Asamblenë e Përgjithshme  Kombeve  Bashkuaraudhëheqësit e shteteve po mbajnë fjalimet e tyre online shkaku i pandemisë globale.

Në mesin e tyre është edhe i pari i shtetit amerikan, i cili u përqendrua tek epidemia si dhe arritjen e marrëveshjeve ndërkombëtare, raporton reuters.


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi në seancën virtuale të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se Shtetet e Bashkuara po përmbushin fatin e tyre si paqebërës, transmeton Telegrafi.

Trump vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara ndihmuan në arritjen e një marrëveshje mbi normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Beogradit dhe Prishtinës, si dhe një marrëveshje mbi normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit.

Në fjalën e tij, Trump vlerësoi se Organizata Botërore duhet të kërkojë përgjegjësinë e Kinës sepse nuk arriti të parandalojë përhapjen e coronavirusit, i cili vrau rreth 200 mijë amerikanë dhe pothuajse një milion njerëz në të gjithë botën.

Ai akuzoi Kinën se nuk ndau informacione në lidhje me sëmundjen e re infektive, të cilën e quan “virusi kinez”, me kohë. /Telegrafi/