LAJMI I FUNDIT:

Trump kritikon Bidenin për takimin me Putinin

Trump kritikon Bidenin për takimin me Putinin

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump nuk e mbështeti samitin SHBA-Rusi, duke e quajtur takimin e presidentit amerikan, Joe Biden dhe presidentit rus, Vladimir Putin në Gjenevë “një ditë të mirë për Rusinë”.

Ish-presidenti, i cili dikur tha se i besonte Putinit më shumë sesa agjencive të inteligjencës amerikane, i tha Fox News se Biden i dha udhëheqësit rus një dhuratë duke i dhënë atij rolin kryesor në skenën globale.

“Ne nuk morëm asgjë. Ne i dhamë Rusisë shumë hapësirë dhe nuk morëm asgjë”, tha Trump. “Ishte një ditë e mirë për Rusinë”, shtoi Trump. “Unë nuk e shoh se çfarë kemi arritur me atë”, pohoi ai.


Trump u takua me Putinin në Helsinki në vitin 2018 dhe më vonë mbajti një konferencë të përbashkët me të për të mbrojtur Putinin nga akuzat për përfshirje në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Biden dhe Putin të mërkurën u përpoqën të mbanin një ton pozitiv të bisedimeve, duke e quajtur atë konstruktive edhe pse shumë nuk është rënë dakord.

Presidentët ranë dakord që bisedimet për kontrollin e armëve bërthamore dhe kthimin e ambasadorëve në Uashington dhe Moskë duhet të vazhdojnë dhe premtuan të punojnë në shkëmbimin e të burgosurve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vritet lideri paramilitar pro-rus në shpërthimin e fuqishëm në Moskë - kush fshihet pas sulmit?

Vritet lideri paramilitar pro-rus në shpërthimin e fuqishëm në Moskë - kush fshihet pas sulmit?

Evropa
Cili shtet i Evropës mund të goditet më së rëndi nga tarifat e Trumpit?

Cili shtet i Evropës mund të goditet më së rëndi nga tarifat e Trumpit?

Botë
Erdogan në një takim me udhëheqësin e ri të Sirisë - a do të jetë ky hapi drejt një stabiliteti në rajon?

Erdogan në një takim me udhëheqësin e ri të Sirisë - a do të jetë ky hapi drejt një stabiliteti në rajon?

Azia
Musk thotë se Trump ka rënë dakord “të mbyllë USAID-in”

Musk thotë se Trump ka rënë dakord “të mbyllë USAID-in”

Amerika
Pak pas mesnate, punonjësve të USAID-it në Uashington iu tha të qëndronin të hënën në shtëpi

Pak pas mesnate, punonjësve të USAID-it në Uashington iu tha të qëndronin të hënën në shtëpi

Amerika
Trump përsërit kërcënimin për të rimarrë Kanalin e Panamasë “ose do të ndodhë diçka shumë e fuqishme”

Trump përsërit kërcënimin për të rimarrë Kanalin e Panamasë “ose do të ndodhë diçka shumë e fuqishme”

Botë
Kalo në kategori