Ushtria amerikane është duke u përgatitur për të hedhur “babanë e të gjitha bombave” (FOAB) – arma më e fuqishme jo-bërthamore në arsenalin e saj – mbi Korenë e Veriut, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Në prill të vitit të kaluar, ushtria amerikane ka shpërthyer një GBU-43 / B, të quajtur “nëna e të gjitha bombave” mbi tunelet e ISIS-it në Afganistan.
E pamjet dramatike të sulmit të jashtëzakonshëm – hera e parë që bomba e tillë ishte përdorur në fushën e betejës – kanë habitur botën.
Zhvilluar nga Laboratori Kërkimor i Forcave Ajrore, MOAB u përshkrua nga analistët si arma më e madhe jo-bërthamore në arsenalin amerikan në atë kohë.
Megjithatë, një tjetër eksploziv kolosal që quhet “GBU-57 Massive Ordnance Penetrator” (MOP), ka tejkaluar MOAB, sipas Michael Klare, profesor i paqes dhe studimeve të sigurisë në Universitetin Hampshire.
Arma apokaliptike, e njohur si “babai i të gjitha bombave” (FOAB), është e mbushur me rreth 14 ton eksplozivë – më e rëndë se dy elefantë afrikanë.
Fillimisht, po sipas mediave të huaja, Pentagoni synonte të përdorte FOAB për të shkatërruar objektet bërthamore nëntokësore në Iran.
Tani, mes tensioneve të nxehta në gadishullin Korean, “GBU-57 është duke u përgatitur për përdorim kundër Koresë së Veriut”, ka thënë Klare, një komentator i mbrojtjes.
Sipas tij, ushtria amerikane po planifikon të përdorë FOAB-të për të shkatërruar “kabinën” e Kim Jong-un-it të armëve bërthamore nëntokësore.
Ai ka shkruajtur: “Nuk është sekret që Departamenti i Mbrojtjes është duke u përgatitur për sulme të mundshme parandaluese në objektet bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut, që supozohet se kanë për qëllim parandalimin e regjimit Kim Jong-un në Phenian nga hedhja e një rakete balistike interkontinentale (ICBM) bërthamore mbi kontinentin amerikan”.
Siç thuhet më tej, duke cituar atë, FOAB mund të jetë “zgjidhje” për problemin e provokimit të “hakmarrjes masive” nga Koreja e Veriut që mund të rezultojë me një “numër të madh të viktimave civile”.
Ndërkohë, po sipas mediave të huaja, tri bomba të fshehta B-2 u dërguan në bazën ajrore Andersen në territorin e Shteteve të Bashkuara të Guam – vetëm disa kilometra nga Koreja e Veriut – në janar.
Gjithashtu, shtohet më tej, Forca Ajrore e SHBA-së rregullisht dërgon avionë ushtarakë në ishull, në Paqësorin Perëndimor, për shfaqje rutinë të fuqisë së saj të zjarrit.
Bombarduesit B-2, megjithatë, kuptohen si të vetmit avion amerikan të luftës të aftë për të bartur dhe shkarkuar FOAB-in rreth 14 mijë tonësh.
Duke iu referuar vendosjes së B-2, Klare ka thënë: “Është e pamundur të shihet ky veprim pa marrë parasysh planet e mundshme për sulmet ndaj Koresë së Veriut”.
Ai shtoi: “Në çdo skenar që përfshin një goditje parandaluese mbi Korenë e Veriut, B-2 pritet të luajë një rol kryesor, duke fluturuar në hapësirën ajrore të armikut për të ofruar ngarkesën e saj për objektiva me vlerë të lartë, me sa duket objektet nëntokësore bërthamore dhe raketore”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditën tri shtete të SHBA-së

Rusia thotë se armëpushimi i përkohshëm në Ukrainë është “i papranueshëm”

Shfaqen pamjet e kaosit në Korenë e Jugut – bombat nga aeroplanët luftarakë godasin shtëpi dhe një kishë

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës