LAJMI I FUNDIT:

Trump e kritikon edhe në një dasmë Bidenin

Trump e kritikon edhe në një dasmë Bidenin

Donald Trump duket se i mungojnë tubimet, të cilat mezi priste t’i mbante ndërsa ishte president, kështu që zuri një vend qendror në podium në një dasmë.

Gjatë fjalës së tij, ai u ankua për humbjen e zgjedhjeve dhe më pas kritikoi Joe Bidenin, marrëdhëniet me Kinën, Iranin dhe krizën në kufirin jugor.

Sidoqoftë, në fund të fjalës së tij ai u uroi lumturi porsamartuarve.


Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u shfaq me një smoking në pritjen e mysafirëve dhe dukej sikur donte të bënte një dolli në emër të nuses dhe dhëndrit.

Sidoqoftë, posa kapi mikrofonin, fjalimi i tij filloi të shndërrohej në domenin e politikës dhe i ngjante atij që mbajti në tubime ndërsa ishte president.

Ish-presidenti doli në qendër të vëmendjes në martesë dhe foli për dy minuta e gjysmë duke mbuluar një numër temash, duke përfshirë të metat e Biden, politikën e jashtme, marrëdhëniet me Kinën dhe Iranin dhe situatën në kufirin me Meksikën. /Telegrafi/