LAJMI I FUNDIT:

Tronditet Wall Street

Tronditet Wall Street

Wall Street po përballet me një tronditje, derisa kriza e kredive po intensifikohet.

Kompania investuese "Lehman Brothers", është në prag të bankrotimit, pasi që banka Barclays, tërhoqi ofertën për blerjen e firmës.

Mbi tjetrën kompani investitore, Merril Lynch duket se kontrollin do ta marrë Banka Amerikane.

Të dy kompanitë kanë pësuar dëme të mëdha në tregun e kredive dhe patundshmërive.


Në zhvillime tjera, një konzorcium i bankave ka njoftuar se do t’ua huazojë 70 miliardë dollarë kompanive financiare që kanë probleme.

Qëllimi është që të pengohet një panik mbarëbotëror në aksione dhe shkëmbime tjera financiare