LAJMI I FUNDIT:

Tri kompani ankohen për tenderin 7.2 milionësh të MSH-së

Tri kompani ankohen për tenderin 7.2 milionësh të MSH-së

Tri kompani dyshojnë se Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka bërë shkelje ligjore në tenderin për ndërtimin e Klinikës Emergjente në QKUK. Ministria e Shëndetësisë, që udhëhiqet nga Imet Rrahmani, e ka rekomanduar për kontratë kompaninë “Olti Trasing”, e cila kishte ofertuar me 7.2 milionë euro.
Projekti është paraparë të realizohet gjatë tri viteve kalendarike.

Operatorët ankues pretendojnë se Ministria e Shëndetësisë nuk i ka bërë ekzaminim, vlerësimin dhe krahasimin e tenderëve siç përcaktohet në nenin 59 të Ligjit të prokurimit publik.

Oferta më e lartë e përgjegjshme për këtë projekt ka qenë 9 milionë e 995 mijë euro, kurse oferta e kompanisë “Olti Trasing” e rekomanduar për kontratë ka qenë 7 milionë e 255 mijë euro. Kompania “Olti Trasing” është pronë e biznesmenit Ragip Mustafa.


Ky i fundit ka në pronësi edhe kompaninë “Beni Dona”. Të dy kompanitë kanë fituar rreth 30 kontrata nga Komuna e Prishtinës që nga vitit 2007. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Misteri i shpikësit të Bitcoin

Misteri i shpikësit të Bitcoin

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Ekonomi
Kalo në kategori