LAJMI I FUNDIT:

Tri deve shiten për 6.5 milionë dollarë

Tri deve shiten për 6.5 milionë dollarë

Një banor i Emirateve të Bashkuara Arabe ka blerë tri deve, në një ankand publik në Abu Dabi, për një shumë rekorde prej 6.45 milionë dollarësh amerikanë.

Ankandi është zhvilluar në Dafri, ndërsa aty kanë marrë pjesë pronarët më të mëdhenj të deveve në Gjirin Persik – në mesin e të cilëve edhe familje mbretërore e pushtetare.

Tregtari emir, Hamdan ben Ghanem e ka blerë një deve për një shumë rekorde prej 2.7 milionë dollarësh, një tjetër për 2.4 milionë dollarë, dhe një të fundit për 1.35 milionë dollarë.

Në kuadër të këtij ankandi (festivali), është mbajtur edhe gara për ushqimin më të mirë të përgatitur nga mishi dhe qumështi i deveve, ndërsa kanë marrë pjesë kuzhinierët më të famshëm të hoteleve në Abu Dabi dhe në Dubai.


Po ashtu është zhvilluar edhe gara për poezitë më të mira kushtuar deveve. /Telegrafi/