LAJMI I FUNDIT:

“Trepça” mbetet pa status të definuar

“Trepça” mbetet pa status të definuar

Disa ditë para përfundimit të këtij viti, asnjë strategji apo ligj që do të përcaktonte fatin e gjigantit metalurgjik “Trepça”, nuk është dërguar në Kuvendin e Kosovës. Kjo ka bërë që statusi i ndërmarrjes më të madhe në vend, të vazhdojë të mos jetë i definuar, edhe pse një gjë e tillë ishte premtuar nga Qeveria e Kosovës në fillim të këtij viti. Krejt çka është bërë deri më tani, është krijimi i një grupi punues që do t’i propozojë Qeverisë planin e veprimit për hapat lidhur me procesin e zhvillimit të sektorit minerar në Kosovë.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka njoftuar se duhet pritur përfundimin e punës së Grupit Punues ndërinstitucional për sektorin minerar në përgjithësi, por edhe për “Trepçën” në veçanti. “Do të paraqes orientimin për ndryshimet e nevojshme ligjore, Planin Zhvillimor për ‘Trepçën’ i cili duhet të ofrojë zgjidhje lidhur me statusin, problemet sociale, kreditore dhe mjedisore”, thuhet në përgjigjet e kësaj Ministrie. Deri më tani është mbajtur një takim pune i këtij grupi ku kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve të vendit.

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Mustafa, ka thënë për gazetën “Zëri” se ende nuk kanë marrë ndonjë dokument në Kuvend lidhur me këtë çështje. Njëherësh kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik ka bërë të ditur se në Qeveri vetëm se kanë filluar punën dy trupa punuese për këtë çështje.


“Po punohet me intensitet edhe për të ndriçuar mirë gjendjen në ‘Trepçë’, sidomos lidhur me kërkesat e kreditore edhe për të eksploruar përvojat më të mira ndërkombëtare”, ka thënë Mustafa. Ai ka thënë se edhe në Kuvend dhe në Komisionin për Zhvillim Ekonomik janë të angazhuar në këtë çështje për të bërë zgjidhjet më të mira pa improvizime. /Telegrafi/Zëri/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori