LAJMI I FUNDIT:

Trepça ’89 gjen fitoren pas katër ndeshjeve, mposht Drenicën

Trepça ’89 gjen fitoren pas katër ndeshjeve, mposht Drenicën
Trepça '89 nuk e kishte mundësinë të launte në këtë sistem

Trepça ’89 ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Drenicës në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Superligës së Kosovës.

Minatorët i janë kthyer fitores në kampionatin kosovar pas katër ndeshjeve, një humbje dhe tri barazimeve në këtë fillim sezoni pranveror.

Vendasit e nisin më mirë takimin duke sulmuar me anë të Fiton Hajdarit (5′, 27′), por dy gjuajtjet e tij shkuan afër portës


Drenica u kthye në lojë duke tentuar me Genc Hamitin (30′), i cili gjuan për mrekulli, por portieri Bledar Hajdini devijon topin në fundore.

Trepça ’89 provoi edhe me Orlovski (41′) dhe Otto John (43′), ku i pari godet traversën me një parabolë, ndërsa i dyti gjuan jashtë portës dhe skuadrat shkojnë pa gola në pushim.

Skuadra e trajnerit Gugash Magani e nisi pjesën e dytë menjëherë në sulm, duke tentuar me John (46′), i cili i vetëm me Neziri, nuk arriti të shënoj me portierin që shpëtoi gol të sigurt.

Skuadra nga Riza Lushta provoi edhe me kapitenin Shpëtim Idrizi (72′), i cili gjuajti nga 30 metra, por e priti Neziri, ndërsa golin e gjetën vetëm në minutën e 84-të, ku John shfrytëzoi në maksimum një gabim të Nezirit, për të shënuar për 1-0, rezultat që doli përfundimtar i ndeshjes.

Pas kësaj fitore, Trepça ’89 gjendet në pozitën e shtatë me 39 pikë, ndërsa Drenica në vendin e tetë me 36 pikë. Në takimin e radhës, Minatorët luajnë në udhëtim te Feronikeli, ndërsa Drenica udhëton te Vëllaznimi. /Telegrafi/   

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori