LAJMI I FUNDIT:

Trepça ’89 befason Gjilanin dhe e rrëzon nga pozita e parë

Trepça ’89 befason Gjilanin dhe e rrëzon nga pozita e parë

Gjilani është mposhtur si vendas me rezultat 2-0 nga Trepça ’89 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e Drenasit “Rexhep Rexhepi” në kuadër të javës së 12-të në Ipko Superligën e Kosovës.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte thuajse e barabartë, por me mysafirët që patën raste më shumë për gol.

Megjithatë, edhe përkundër disa rasteve si ai i Tomislav Busic (7′) për vendasit dhe Arb Manaj (35′) e Gëzim Rusit (36′), portat mbeten të paprekura.


Në pjesën e dytë, Minatorët ishin shumë të fortë për ‘Skifterat’, të cilëve arritën t’ia shënojnë dy gola të shpejt për t’ia rrëmbyer tri pikët.

Fillimisht ishte Manaj (61′) nga afërsia që shënoi për 0-1, ndërsa pesë minuta më vonë ishte Engjëll Hoti që shënoi për 0-2.

Deri në fund të ndeshjes, pati edhe disa tentativa nga të dyja skuadrat, por asnjëra nuk tundi rrjetën dhe shifrat mbeten të pandryshuara.

Pas kësaj fitore, 89-shi mbetet në pozitën e 16 pikë, ndërsa Gjilani bie në vendin e tretë me 24 pikë, po aq sa ka Drita e vendit të dytë.

Në ndeshjen e radhës, Gjilani e pret Ferizajn, ndërsa Minatorët e presin Vushtrrinë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Shumë zhgënjim me yjet e ekipit - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Shumë zhgënjim me yjet e ekipit - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Serie A
Kalo në kategori