LAJMI I FUNDIT:

Tregu shqiptar, i preferuar për investitorët e huaj

Tregu shqiptar, i preferuar për investitorët e huaj

Investitorët e huaj gjithmonë e më shumë vazhdojnë t’i hedhin sytë nga tregu imobiliar shqiptar.

Kështu ka shkruar sot “Setimes”, e cila përveç brigjeve ende të pakontaminuara shqiptare, kujton faktin edhe të afrimit me NATO-n dhe BE-në. Philip Bay, Drejtor i Përgjithshëm për Europën Juglindore, mendon se Shqipëria për 3-5 vitet e ardhshme do të behët një treg edhe më atraktiv.

Çmimet ende më të lira se në vendet e tjera europiane, shkruan Setimes, ka bërë që investitorë rusë t’i afrohen Shëngjinit, pas kanë blerë shumë prona në Mal të Zi.

Edhe pse bregdeti nga Vlora në Sarandë, është quajtur e cilësisë së parë, investitorë të huaj, vazhdojnë të kenë uri më tepër për Lalzin në Durrës, për shkak edhe të bregdetit të tij të virgjër.