LAJMI I FUNDIT:

Tregtia e jashtme e Kinës do të acarohet

Tregtia e jashtme e Kinës do të acarohet

Nga tre mujori i katërt deri në vitin e ardhshëm, mjedisi i tregtisë së jashtme të Kinës do të acarohet më tej, por në përgjithësi shanset do të jenë më të mëdha se sfidat.

Kështu thuhet në raportin mbi gjendjen e tregtisë së jashtme të Kinës, të publikuar nga Ministria e Tregtisë së vendit.

Sipas raportit, kërkesa e tregut ndërkombëtar është dobësuar.

“Produktet kineze të eksportit janë kryesisht në nivel të ulët, ndërsa epërsi të dukshme sa i përket cilësisë dhe çmimit kanë produktet e konsumit”.


Tutje raporti thekson se, në tregtinë e jashtme me SHBA-në, nga janari deri në tetorin e këtij viti, eksporti i Kinës drejt SHBA-ve u shtua 11.4 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, dhe përmasa e shtimit u rishtua 2.5%.

“Në tërë vitin 2008 vëllimi i përgjithshëm i import-eksportit të mallrave kineze do të arrijë në 2 trilionë e 600 miliardë dollarë, duke u rritur 20 %”. /Telegrafi/