LAJMI I FUNDIT:

Tregjet financiare në stres

Tregjet financiare në stres

Drejtori i Rezervës Federale në Shtetet e Bashkuara, Ben Bernanke, ka paralajmëruar se tregjet financiare globale ndodhen nën një stres të jashtëzakonshëm.

Në një raport të përgatitur për komisionin e senatit për bankat në Washington, Bernanke i bën thirrje Kongresit që të miratojë sa më shpejt planin që iu vjen në ndihmë institucioneve financiare amerikane.

Ai tha se Rezerva Federale, siç njihet Banka Qendrore amerikane, e mbështet plotësisht paketën 700 miliardë dollarëshe të administratës së presidentit Bush për shpëtimin e këtyre institucioneve.

Korrespondenti i BBC-së për çështjet ekonomike thotë se pavarësisht nga reagimi fillestar, që ishte pozitiv, një numër i madh kongresistësh kanë shprehur dyshime për këtë paketë.


Ajo është më e madhja në historinë e Shteteve të Bashkuara.