LAJMI I FUNDIT:

Trajnimi ndërkombëtar për SHITJE & NEGOCIM fillon me 14 mars!

Trajnimi ndërkombëtar për SHITJE & NEGOCIM fillon me 14 mars!

European College of Kosovo në bashkëpunim me VCC (BE) organizojnë trajnimin ndërkombëtar “Psikologjia e Negocimit & Teknikat e Shitjes” nga data 14 mars 2020. I zhvilluar sipas standardeve ndërkombëtare, ky trajnim realizohet në më shumë se 15 vende të Bashkimit Evropian me qëllim të përgatitjes së profesionistëve të shitjes me teknikat dhe praktikat më të mira në shitje dhe licencimin e tyre me diplomë profesionale ndërkombëtare.

“Unë nuk merrem me shitje, andaj nuk më duhet ky trajnim!” – mendime të tilla padyshim se keni shumica nga ju por e vërteta qëndron se keni mendim të gabuar. Qysh kur keni qenë fëmijë ju keni shitur dhe vazhdoni të shisni pa marrë parasysh se a është një produkt, shërbim, profesionalizmin e juaj gjatë intervistës së punës, një projekt/ ide biznesi apo edhe thjesht idenë se ku do të drekoni me kolegët e juaj.

Sipas hulumtimeve të tregut të punës në Kosovë, SHITJA është profesioni më i kërkuar duke e konfirmuar edhe me numrin e shpalljeve të punës gjatë viteve 2018-2020.  

Andaj gjeni në vazhdim 3 arsye pse ju duhet të ndiqni trajnimin “Psikologjia e Negocimit & Teknikat e Shitjes”.

1. PLANPROGRAM NDËRKOMBËTAR & PRAKTIKË

Për dallim nga trajnime të shumta që ofrohen në vendin tonë, ky trajnim është i përpiluar nga ekspertë ndërkombëtar të shitjes të cilët duke vlerësuar praktikat më të mira nga shtete të ndryshme evropiane kanë krijuar librin dhe planprogramin më praktikë i cili përgatit kandidatët në këto fusha:

Moduli 1 – Imazhi Profesional i shitjes
Moduli 2 – Komunikimi Efektiv në Shitje
Moduli 3 – Teknikat e Shitjes
Moduli 4 – Psikologji: Bazat e Neurolinguistikës / Neuro-linguistic Programming
Moduli 5 – Pajisjet Teknologjike për riorganizimin e shitjes

2. TRAJNERË ME EKSPERIENCË TË CERTIFIKUAR NGA VCC.

Një nga komponentët kryesor të trajnimit padyshim se është edhe ekipi i trajnerëve dhe ekzaminerëve të cilët do të realizojnë trajnimin. Trajnimi realizohet nga ekspertë të fushës me eksperiencë pune në shitje në Angli dhe Kosovë në kompani ndërkombëtare dhe vendore të cilët kanë përjetuar sfidat e shitjes si dhe shijuar sukseset e saj!

3. DIPLOMË NDËRKOMBËTARE SIPAS EUROPASS

Pjesëmarrësit të cilët realizojnë me sukses trajnimin dhe certifikimin, marrin certifikatë të kompetencës profesionale nga VCC sipas ISCO-08 dhe EUROPASS e cila pranohet dhe njihet në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe tregun e punës.

Trajnimi fillon me 14 Mars – 11 Prill 2020 në orar cdo të Shtunë nga 09:00h – 15:30h.
Numri i kandidatëve është i limituar!
Informata shtesë: 038 22 28 28 / 044 97 28 28 / 049 87 28 28

APLIKO TANI: https://forms.gle/AyKmyjJM7yam7eqR9

European College of Kosovo është institucion profesional i orientuar në tregun e punës i cili ka mbi 100 partner ndërkombëtar, +5 akreditime & licensime ndërkombëtare, +1000 pjesëmarrës të trajnuar dhe +250 persona të punësuar. ECK sfidon papunësinë dhe përgatitë të rinjtë për sukses përmes programeve profesionale, trajnimeve dhe shërbimeve.

Artikull i sponzorizuar