LAJMI I FUNDIT:

Trajnim për eksportuesit kosovarë

Trajnim për eksportuesit kosovarë

Me qëllim të ngritjes së aftësive profesionale të stafit të kompanive eksportuese të Kosovës, në Oden Ekonomike të Kosovës (OEK) po mbahet trajnimi për eksportuesit kosovarë .

Bazuar në një njoftim të OEK-së, qëllimi i këtij trajnimi, që do të zgjasë nga data 15 deri me 18 të këtij muaji, është aftësimi i stafit profesional të eksportuesve kosovarë për tu përballur me konkurrencën e fortë rajonale dhe nevoja për menaxhim më të mirë të aktiviteteve eksportuese.

“Ligjërues në këtë trajnim janë trajnues dhe profesionist nga Shërbimi Doganor, Raiffeisen Bank, Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit dhe OEK-ja".

OEK-ja po ashtu ka njoftuar se është paraparë që në fund të trajnimit të kryhet testimi i kandidatëve.


"Kandidatët të cilët e kalojnë testin do të marrin Çertifikatën për Zotërim Menaxherial në Eksport, ndërsa për ata të cilët nuk e kalojnë testin parashihet ndarja e Certifikatave për vijim të trajnimit”.

Ndryshe, me këtë trajnim OEK-u dëshiron ti japë kontribut krijimit të një ambienti më të mirë për eksport, ti kontribuoj përmirësimit të pozitës së eksportuesve kosovarë dhe përmirësimit të bilancit tregtar të Kosovës. /Telegrafi/