Ish-deputetja serbe e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare po bën një precedent, sepse të gjithë kufijtë administrativë të ish-Jugosllavisë janë kthyer në kufij të shteteve të sapoformuara.
“Kufiri me Malin e Zi dhe Maqedoninë në fakt është kufiri shtetëror i Serbisë me këto shtete dhe ky është niveli në të cilin duhet dakordohen dhe të bëhet demarkacioni”, paralajmëron Trajkoviq, në një intervistë për mediat serbe.
Lidhur me paralajmërimin se Lista Serbe do të votojë në Kuvendin e Kosovës për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, Trajkoviq tha për JUGpress, se “Lista Serbe me pjesëmarrjen e tyre, dhe në qoftë se votojnë për demarkacionin, faktikisht legalizon kufijtë e Kosovës si kufij të njohur ndërkombëtarisht. Kjo për shkak se këto marrëveshje ratifikohen edhe në Kombet e Bashkuara, NATO-n dhe institucionet tjera ndërkombëtare, për të cilat Serbia tek duhet të vendosë nëse, se dhe kur si Kosova do të jetë në gjendje, të prezantohet , pa një marrëveshje me Beogradin”, përcjell Telegrafi.
Ajo beson se në një vendim i tillë është vendimtar qëndrimi i udhëheqjes shtetërore në Beograd dhe shtetit serb, “kurse Lista Serbe përcakton shkeljen më të drejtpërdrejtë të Kushtetutës dhe, me këtë, në mënyrë të drejtpërdrejtë komprometon disponimin e serbëve të Kosovës. Sepse, pothuajse askush prej serbëve nuk u ka dhënë atyre mandat për të përcaktuar kufijtë e Kosovës si shtet”, tha Trajkoviq.
Në konstatimin se në opinionin dhe mediat serbe askush nuk diskuton për demarkacionin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, Trajkoviq thotë se “për të gjithë tashmë është e qartë se nga marrëveshja e Brukselit, që nga fillimi i bisedimeve, mediat janë mbyllur plotësisht për opinione qëndrime ndryshe lidhur me Kosovën”.
“Publikut i ofrohet ajo që iu konvenon negociatorëve dhe Brukselit, kurse plotësisht janë të përjashtuara mediat dhe opinioni nga ajo që nënshkruhet atje. Kjo është ajo që në fund do të çojë në diçka që unë mendoj se do të jetë një problem i madh rajonal. Opinioni, shqiptar dhe serb, nuk është i informuar me ratifikimet, nuk është në dijeni të marrëveshjeve, nuk ka qasje aktive, nuk ka pranim apo refuzim. Kjo krijon në opinion atë rezultatin përfundimtar, i cili do të shkaktojë një shok, e me këtë edhe destabilitet “, tha Trajkoviq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës