LAJMI I FUNDIT:

Tragjedia në Vaganicë të Mitrovicës, rrëfimi për mbytjen e 9-vjeçarit në kanalin e Ibër-Lepencit

Tragjedia në Vaganicë të Mitrovicës, rrëfimi për mbytjen e 9-vjeçarit në kanalin e Ibër-Lepencit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Vaganicë të Mitrovicës, një ditë më parë. Atje ka humbur jetën një 9 vjeçar, që dyshohet të ketë rënë në Kanalin e Ibër – Lepencit. Familja të prekur thellë nga ngjarja rrëfejnë se si e morën lajmin pasi që anëtari i familjes së tyre kishte humbur jetën.

Familja Deliu, në fshatin Vaganicë të Mitrovicës një ditë më parë kishin përjetuar një ngjarje të rëndë.

Në orët e mbrëmjes kjo familje mori lajmin se anëtari i tyre i moshës 9-vjeçar, kishte humbur jetën në kanalin e Ibër – Lepenicit.


Ngjarjen e kishte përjetuar rëndë Nyrsret Deliu, që me dhimbje e me lotë në sy, rrëfen si kuptoi që nipi i tij Muhamed Deliu, kishte humbur jetën.

Ndonëse është shumë i mërzitur, Deliu thotë se më të rëndë përjetimin e kësaj situate po ua bënë fakti se 9 vjeçari vdiq duke u larë në kanalin e Ibër Lepncit.

Nysret Deliu, familjar i viktimës

“Ka qenë me fëmijë duke luajtur dhe ata thonë që ka ra në ujë. Nuk është koha për mu la dhe ne dyshojmë që tjetër është se s’ka mund dje me hy mu la pasi ka qenë duke rënë shi. Neve na ka ardhë lajmi nga Polica e Kosovës se djali ka vdekur”, Nysret Deliu-Axha.

Kanali ku u gjet trupi i 9-vjeçarit gjendet disa kilometra larg shtëpisë së familjes Deliu.

Muhamed Deliu  është varrosur sot në fshatin e tij të lindjes.

E vdekjet në  kanalin e Ibër – Lepencit, duket se nuk janë gjë e pazakontë.

Dibran Dibrani, banor i fshatit Vaganicë thotë se shkaku i rrezikut nga mos mbulesa e këtij kanali, detyrohen që çdo lëvizje ta bëjnë me automjete.

“Rreth 30 veta jonë mbytur këtu. Rrezik është këtu, gjithmonë. Jemi ankua po si të varret. Dy vet vjet jonë mbytë”, Dibran Dibrani- Banorë.

Dibran Dibrani, banorë

Lidhur më këto ankesa dhe ngjarjen tragjike së dielës, RTV Dukagjini ka kërkuar sqarime edhe nga kompania Ibër – Lepenci.

Por, të njëjtit gjatë ditës nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndërmarrja “Ibër-Lepenc” me seli në Prishtinë është kompani publike, shumë funksionale e cila furnizon industrinë, ujësjellësit dhe bujqësinë me ujë të papërpunuar si dhe prodhon energji elektrike nga Hidrocentrali i Ujmanit./Portali D/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori