Bayern Munichu është kualifikuar pas vazhdimeve ndaj Juventusit në trillerin dramatik të zhvilluar në Allianz Arena. Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi 2-2, teksa pas vazhdimeve Bayerni triumfoi me rezultat 4-2.
Sfida filloi në një atmosferë spektakolare në Allianz Arena, ajo që u konsiderua foleja e bavarezëve për pamposhtshmëri dhe dominancë.
Të dy trajnerët aplikuan ofrmacionet më të mira në këtë sfidë, ku befasinë e siguroi Allegri, duke lënë në stol të gjithë sulmuesit, e duke luajtur në një formacion kundërsulmues prej 4-4-1-1 me sulmues të vetëm Moratan.
I kritikuar para ndeshjes, Allegri la që ndeshja të flasë për të.
Nuk kaloi shumë, dhe një gabim i mbrojtjes bavareze u shfrytëzua për mrekulli nga Paul Pogba (5′), i cili u sigurua që starti për ekipin e tij në Allianz Arena të jetë më se i qetë dhe pa tifoë që brohorasin, por që janë të shokuar.
Sfida vazhdoi me Bayernin që provoi të qetësonte lojën dhe me posedim të dominonte sfidën e të shkonte drejt golit.
Kjo, natyrisht se nuk i pëlqeu Juventusit. Bianconerët u hodhën fuqishëm në kundërsulme.
Një gabim i Neuer në minutën e 23-të e pa para golit Alvaro Moratan, i cili realizoi për 2-0, por që ky gol u anulua për pozicion jashtë loje. Më poshtë fotoja e këtij rasti, gjykoni vet a ishte në ofsajd Morata.
Dhe vetëm pesë minuta pas kësaj ngjarje të dyshimtë (28′), Alvaro Morata shpërtheu në një kundërsulm, duke tërhequr tri lojtarë të Bayernit, me ç’rast e nxori me një pasim para porte Cuadradon, i cili pa u gabuar realizoi për 2-0 dhe epërsinë e pastër të Juventusit në pjesën e parë.
Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë, por pjesa e dytë kishte krejt tjetër episod.
Pjesa e dytë plotësisht i takoi Bayern Munichut në aspektin e prezencës në fushën e Juves dhe mbajtjes me topin, por rastin më të mirë e pati Alvaro Morata, i cili humbi një mundësi të pastërt për të vulosur fatin e kësaj sfide.
Duke parë që ndeshja është e hapur, Bayerni bëri edhe më shumë presion deri në fund të takimit.
Në minutën e 73-të ishte Robert Lewandowski (73′) ai që shfrytëzoi një krosim të Douglas Costas, për të goditur topin me kokë dhe për të çuar atë në rrjetë. Gëzim i madh në Allianz Arena – sfida tashmë ishte ri-hapur.
Bayerni pafund bëri presion deri në fund të takimit, me Juventusin që u mbyll në mbrojtje.
Kur u mendua se gjithçka mbaroi dhe se sfida është e përfunduar, në skenë u shfaq Thomas Muller, i cili kishte mendim ndryshe.
Një krosim perfekt i Kingsley Coman e gjeti Thomas Mullerin i cili u shkëput mrekullueshëm për të shënuar me kokë për 2-2.
Po, po. E pabesueshme, por e vërtet. I gjithë stadiumi në delir për këtë rikthim të pabesueshëm, por jo të pamundur për bavarezët, të cilët kanë një traditë në këtë garë me këso rikthimesh dhe një pedigre të pakontestueshme prej top klubi botëror.
Ndeshja përfundoi me rezultat 2-2, duke e detyruar përfundimin e sfidës në vazhdime, pasi rezultati i përgjithshëm ishte 4-4 pas dy sfidave.
Në vazhdime u zhvillua një lojë pak më e qetë në fillim, e dominuar natyrisht nga Bayerni që mori motiv nga rikthimi, teksa te Juventusi në sy shihej dëshpërimi dhe zhgënjimi nga mënyra se si u lëshua nga dora një epërsi e jashtëzakonshme.
Me një goditje nga brenda zonës së 16 metërshit ishte Thiago Alcantara ai që shënoi i pari për 3-2 dhe gëzimin e jashtëzakonshëm në Allianz Arena, që po festonte tashmë golin e kualifikimit (108′).
Vetëm dy minuta më vonë ish-lojtari i Juventusit, Kingsley Coman në mënyrë individuale finalizoi me një supegoditje këtë supersfidë, duke e lënë përtoke Buffonin në panoramën e mrekullueshme të gëzimit të krijuar nga tifozët bavarezë, e të cilët me plot të drejt po shijonin gëzimin (110′).
Deri në fund të takimit nuk kishte asnjë ndryshim, pasi Juventusi nuk kishte më shpresa i demoralizuar për të bërë kthesën tjetër të madhe.
Me rezultat të përgjithshëm 6-4 pas dy ndeshjeve dhe pas vazhdimeve në ndeshjen e dytë, Bayern Munichu kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, falë traditës së madhe dhe një impenjimi të madh vendimtar në fund të takimit, teksa për Juventusin ky është një eliminim i hidhur.
Por, eliminimi i Juves mund të quhet i merituar. Lëshimi i një epërsie kaq të madhe në udhëtim dhe lëshimi i disa rasteve të sigurat për shënim, natyrisht se nuk tolerohen kur përballë ke një klub me traditë të madhe dhe pedigre në Ligën e Kampionëve, siç është Bayern Munichu. /Telegrafi/
Ish-lojtari i Juventusit, Kingsley Coman, është ai tani që vendos fatin e Zonjës së Vjetër në Ligën e Kampionëve.Supergol nga francezi :O
Posted by Telegrafi Sport on Wednesday, 16 March 2016
3-2: Thiago Alcantara i jep Bayernit epërsinë ndaj Juventusit.
Posted by Telegrafi Sport on Wednesday, 16 March 2016
E PABESUESHME FC Bayern München 2:2 JuventusThommas Muller e çon ndeshjen në vazhdime (90+1')
Posted by Telegrafi Sport on Wednesday, 16 March 2016
1-2: Shënon Lewandowski ndaj Juves.
Posted by Telegrafi Sport on Wednesday, 16 March 2016
0-2: Juve shënon prapë, por këtë herë një super kundërsulm i shndërruar në gol nga Juan Cuadrado.
Posted by Telegrafi Sport on Wednesday, 16 March 2016
Juventusit i mohohet gol i rregullt?
Posted by Telegrafi Sport on Wednesday, 16 March 2016
0-1: Pogba kalon Juven në epërsi ndaj Bayernit në Allianz Arena.
Posted by Telegrafi Sport on Wednesday, 16 March 2016
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Carlo Ancelotti reagon pas shortit në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit