LAJMI I FUNDIT:

Toshkovski: Gjykata Penale ka vendosur që mbikëqyrjen e arrestit shtëpiak të Blerim Ramadanit ta bëjë MPB-ja, kur i kemi bërë ne kontrolle ai ka qenë në adresën e regjistruar

Toshkovski: Gjykata Penale ka vendosur që mbikëqyrjen e arrestit shtëpiak të Blerim Ramadanit ta bëjë MPB-ja, kur i kemi bërë ne kontrolle ai ka qenë në adresën e regjistruar

Pasi Gjykata Themelore Penale – Shkup, sot, përmes një njoftimi ia ka drejtuar përgjegjësinë MPB-së për arratisjen nga arresti shtëpiak të ish-pjesëtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski njoftoi se Gjykata Penale ka vendosur që mbikëqyrjen e arrestit shtëpiak ta kryejë MPB-ja, por nuk e ka përcaktuar mënyrën e kryerjes së mbikëqyrjes, për të cilën Toshkovski thotë se është obligim ligjor i Gjykatës.

Në një postim në profilin e tij në Fejsbuk, Toshkovski thekson se sipas Ligjit për procedurë penale, “gjykata mbikëqyr arrestin shtëpiak, dhe mbikëqyrjen mund t’ia besojë policisë, duke përcaktuar mënyrën e ekzekutimit të tij”.

“Në vendimin për arrest shtëpiak të personit në fjalë, gjykata ka konstatuar se mbikëqyrja e arrestit shtëpiak i është besuar MPB-së, SPB Shkup, Kryesisë së SP-së Çair, duke mos e përcaktuar mënyrën e ekzekutimit, edhe pse ky është detyrim ligjor sipas dispozitës së mësipërme të nenit 163”, thekson Toshkovski.


Ai deklaron se sipas përvojës së mëparshme të punës si avokat, është takuar me vendime për caktimin e arrestit shtëpiak, ku saktësisht është përcaktuar se në cilën mënyrë duhet të bëhet përgjimi nga ana e policisë.

Në njoftim, Toshkovski thekson se përkundër faktit se gjykata nuk e ka përcaktuar mënyrën e kryerjes së përgjimit, SPB Shkup ka kryer kontrolle në disa raste, ndërsa kontrolli i fundit është bërë më 13 gusht, kur Ramadani ka qenë në adresën e regjistruar.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori