LAJMI I FUNDIT:

Topalov: Georgievski duhet të bindë bashkëqytetarët e Maqedonisë të ndalojnë fushatën anti-bullgare

Topalov: Georgievski duhet të bindë bashkëqytetarët e Maqedonisë të ndalojnë fushatën anti-bullgare

Profesori bullgar Kiril Topalov, i cili është anëtar i komisionit të përzier maqedono-bullgar për çështje historike, thotë se ish-kryeministri i Maqedonisë Ljubço Georgievski duhet t’u hapë sytë e bashkëqytetarëve të tij, jo të popullit të Bullgarisë.

“Ljubço Georgievski duhet të luftojë për kauzën për të cilën po flet, por jo në Bullgari, por në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ne në Bullgari jemi të vetëdijshëm për të vërtetën historike dhe ai nuk ka asgjë për të hapur sytë tanë”, tha Topalov në një intervistë për “BGNES”.

Deklarata e tij vjen pas intervistës së Georgievskit në emisionin “360 gradë” në të cilën ai njoftoi se do të udhëtonte në Bullgari për të thyer disa teza në publikun Bullgar dhe për të shpjeguar pozicionin e tij.


Topalov tha se Georgievski duhet të bindë bashkëqytetarët e tij të ndalojnë fushatën anti-bullgare.

“Është absurde sepse Bullgaria po lufton për Maqedoninë. Ne ishim të parët që njohëm pavarësinë e tyre në 1992 dhe i ndihmuam kur ata kishin embargo, duke u dhënë tanke dhe topa për të mbrojtur veten. Ne i shpëtuam ata nga hakmarrja e diktatorit Sllobodan Millosheviç”, thotë Topalov./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori