LAJMI I FUNDIT:

Topalli takon Princeshën e Belgjikës

Topalli takon Princeshën e Belgjikës

Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Jozefina Topalli u takua të mërkurën në Tiranë me shkëlqesinë e saj mbretërore, princeshën Lea të Belgjikës e cila shoqërohej nga ministri i Shtetit të Belgjikës Jaak Gabriels.

Princesha Lea tha se ndjehej e kënaqur që viziton Shqipërinë, një vend për të cilin kishte dëgjuar shumë të flitej si një ndër vendet ish komuniste më të izoluara, por që aktualisht njeh ritme dinamike zhvillimi.

Topalli tha seprincesha Lea viziton Shqipërinë në një moment të jashtëzakonshëm.

“Vetëm pak ditë më parë Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian kan ë aprovuar në unanimitet lëvizjen e lirë për shqiptarët”, tha ajo.


Ndërkaq, princesha Lea tha se në çdo moment gjen fakte interesante dhe të mrekullueshme për Shqipërinë dhe se planifikon ta vizitojë sërish për ta njohur më nga afër.

Princesha Lea, ndodhet në Tiranë me ftesë të Shtëpisë Botuese “55” me rastin e e promovimit të librit “Një Princ në Bregun e Kaltër” me autor historianin e njohur belg Gunnar Riebs. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
Kurti: Telekomi i Kosovës u është rikthyer qytetarëve, rrjeti po modernizohet

Kurti: Telekomi i Kosovës u është rikthyer qytetarëve, rrjeti po modernizohet

Lajme
SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

Lajme
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
Iu kërkua takim me Lajçakun, Presidentja nuk e takoi - shkak agjenda

Iu kërkua takim me Lajçakun, Presidentja nuk e takoi - shkak agjenda

Lajme
Kalo në kategori