LAJMI I FUNDIT:

Tjetër tragjedi në familjen e Travoltas, aktorit i vdes gruaja nga kanceri

Tjetër tragjedi në familjen e Travoltas, aktorit i vdes gruaja nga kanceri
Kelly Preston dhe John Travolta (Foto: Manny Carabel/Getty Images/Guliver)

Gruaja e John Travoltas, Kelly Preston, ka ndërruar jetë në moshën 57 vjeçare si pasojë e kancerit të gjirit.

Yje të shumta kanë reaguar përmes rrjeteve sociale duke shprehur ngushëllime dhe duke folur me fjalë të mëdha për kujtimin e saj.

Natyrisht se të gjithë ishin zemërthyer për faktin se familja e Travoltas e ka përjetuar pikëllimin edhe më herët, pasi në vitin 2009, djali i çiftit, Jett Travolta, ndërroi jetë në moshën 16 vjeçare si pasojë e sëmundjes Kawasaki.


Dashuria e John Travoltas dhe Kelly Preston ka kaluar mes shumë vështirësive, por ndjenjat e tyre kanë qenë gjithnjë më të forta
Lexo po ashtu Dashuria e John Travoltas dhe Kelly Preston ka kaluar mes shumë vështirësive, por ndjenjat e tyre kanë qenë gjithnjë më të forta

Lajmin për vdekjen e Kellyt e ka konfirmuar vet aktori hollivudian, i cili i ka kushtuar një dedikim në Instagram.

https://www.instagram.com/p/CCkgCG5ptxE/

Ai ka thënë se bashkëshortja e tij e ka humbur luftën dyvjeçare me kancerin e gjirit përkundër luftës së guximshme me sëmundjen vdekjeprurëse.

“Dashuria dhe jeta e Kellyt do të kujtohet gjithmonë. Do të tërhiqem për një kohë që të jem pranë fëmijëve të mi, të cilët e kanë humbur nënën, prandaj ju kërkoj falje paraprakisht nëse nuk dëgjoni nga ne”, ka shkruar mes tjerash Travolta.

Aktorja dhe modelja e njohur ka qenë e martuar me aktorin për 29 vite. /Telegrafi/

Kelly Preston (Foto: Manny Carabel/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Aktorja e

Aktorja e "James Bond", Naomie Harris tregon kush është kandidati ideal për Bond-in e ardhshëm

Magazina
Kalo në kategori