LAJMI I FUNDIT:

Tifozët e Liverpoolit sulmojnë autobusin e Realit dhe i thyejnë xhamin

Tifozët e Liverpoolit sulmojnë autobusin e Realit dhe i thyejnë xhamin
(Foto: Screenshot/Twitter/Madrid Xtra)

Autobusi që bartte lojtarët e Real Madridit drejt stadiumit në Anfield është sulmuar nga tifozët e Liverpoolit.

Los Blancos kanë udhëtuar në Angli për ndeshjen kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Redsave.

Klubi spanjoll fitoi me rezultat 3-1 në sfidën e parë të zhvilluar në stadiumin ‘Alfredo di Stefano’ dhe është në pozitë të mirë për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.


https://twitter.com/RkFutbol/status/1382391532016300032

Porse, mikpritja e tifozëve të Liverpoolit nuk ka qenë e këndshme për futbollistët e Realit.

Ata i kishin pritur me flakadanë dhe disa objekte janë hedhur kundrejt autobusit duke ia dëmtuar dritaret. Si rezultat i kësaj së paku një xham i madh është thyer. /Telegrafi/

https://twitter.com/MadridXtra/status/1382391766771511305