Studentët nga Kosova mund të aplikojnë për bursat e ofruara nga Kolegji CITY deri të dielën, 20 shtator 2020.
Kandidatët e universitetit mund të shfrytëzojnë mundësinë për të kërkuar dhe për të marrë bursa Bachelor ose Master në një universitet të klasit botëror përderisa studiojnë në Kolegjin CITY në Selanik, Greqi.
Kolegji CITY, Fakulteti Ndërkombëtar i Universitetit të Sheffield ofron pesëdhjetë (50) bursa – 50% bursa akademike – për studentët nga Kosova për studime Bachelor, Master dhe Ekzekutiv MBA (me kohë të pjesshme) për vitin e pranimit: 2020-2021.
Duke lidhur Mbretërinë e Bashkuar me Evropën Juglindore dhe Lindore, Kolegji CITY u ofron studentëve mundësinë unike për të studiuar për një diplomë të klasit të lartë në rajonin e tyre. Me kampusin e tij kryesor të vendosur në Selanik, Greqi, Kolegji CITY përbëhet nga katër departamente akademike – Departamenti i Administrimit të Biznesit dhe Ekonomisë, Departamenti i Psikologjisë, Departamenti i Shkencave Kompjuterike dhe Departamenti i Studimeve Angleze – dhe ofron një gamë të gjerë të programeve Bachelor dhe Master në anglisht në disiplinat e Studimeve të Biznesit, Psikologjisë, Shkencave Kompjuterike dhe Studimeve Angleze. Ai gjithashtu ofron programin Ekzekutiv MBA që është krijuar posaçërisht për menaxherët dhe profesionistët e biznesit.
Kolegji CITY është Fakulteti Ndërkombëtar i Universitetit të Sheffield. Universiteti i Sheffield është një universitet kryesor britanik i vendosur në Sheffield, Angli, një institucion i kualitetit te larte, i udhëhequr nga kërkimi, me një reputacion në të gjithë botën për cilësinë
Çfarë thonë përfituesit e bursave të kaluara për studimet në Kolegjin CITY
“Në Universitetin e Sheffield-it kam përfunduar studimet Baçelor dhe Master. Mënyra e mësimdhënies, shembujt dhe projektet reale që kemi punuar, politika ‘open door’ ku ne kemi pasur mundësi të flasim lirshëm me profesorët, kanë qenë pikat kryesore që më kanë ndihmuar të krijoj etikë pune, të bëj punën me profesionalizëm dhe të jem një hap para kur jam kthyer në Kosovë për të gjetur punë. Tani kam agjensionin tim për media sociale dhe marketing digjital, i10 agency”, ka treguar Tringa Berisha, bashkëthemeluese e “i10 Agency”.
“Tash që ndalem dhe reflektoj pas 4 viteve që i kam përfunduar studimet e mia MBA, kjo përvojë pa dyshim ka qenë kritike në formësimin tim personal dhe profesional. Përveç njohurive teorike në menaxhim të biznesit shikuar nga poziconi ekezkutiv të fituara gjatë studimeve, frytet e kontaktit dhe rrjetëzimit që të mundëson programi me disa nga profesorët më të mirë të fushës që vinin nga shumë universitete të huaja, po ashtu edhe edhe qasja tek udhëheqësit dhe pronarët e disa bizneseve ndër më të suksesshme regjionale e bën më të veçantë këtë program sesa programet e zakonshme të MBA. Programi është një platformë shumë dimenzionale e përvetësimit të njohurive -duke u ofruar fleksibilitet të madh studentëve. Prandaj fuqishëm e rekomandoj tek të gjithë ata që dëshirojnë t’i japin një shtytje jetës dhe karrierës së tyre”, ka rrëfyer Evetar Zeqiri, menaxher i Financave dhe Administratës/Konsulent.
Afati i fundit për aplikim: E diele, 20 shtator 2020
Aplikimet duhet të dorëzohen përmes e-mailit: admissions@citycollege.sheffield.eu
Kandidatët pritet të plotësojnë kërkesat e pranimit dhe aplikimit të përcaktuara nga Kolegji CITY. Kandidatët e interesuar që dëshirojnë të marrin më shumë informacion në lidhje me bursat, mund të kontaktojnë:
Tel: +383 48 123 234
E-mail: kosovo@citycollege.sheffield.eu
Web: www.citycollege.sheffield.eu
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Modë apo relaks?
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre