LAJMI I FUNDIT:

Themelohet zyra për ristrukturim në KEK

Themelohet zyra për ristrukturim në KEK

Bordi i drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka marrë vendim për themelimin e zyrës për ristrukturim në kuadër të bordit sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës.

Këtë vendim Bordi i drejtorëve të KEK-ut e mori gjatë një takimi të veçantë të mbajtur sot.

“Zyra e krijuar ka përbërje nga bordi, menaxhmenti dhe kompania konsulente”, thuhet në njoftimin zyrtar të lëshuar nga Bordi i drejtorëve të KEK-ut.

Në po të njëjtin njoftim thuhet, se ne këtë takim bordi ka diskutua edhe për masat që është duke i marre menaxhmenti për zbatimin e vendimit te bordit për lirimin e Toskanës ne përputhshmëri me kërkesën e Qeverisë.


Me këtë rast ushtruesi i detyrës së drejtorit menaxhues në KEK Arben Gjukaj ka prezantuar një plan për lirimin e Toskanes deri ne qershor të vitit 2009 i cili nuk është ne përputhje me vendimin e bordit qe është data 30 nëntor i këtij viti e që është i lidhur direkt me kërkesën e Qeverise se Kosovës.

“Bordi me këtë rast ia tërhoqi vërejtjen Arben Gjukaj për mosmarrjen e masave të mjaftueshme deri me tani dhe kërkoj nga ai që deri të mërkurën, të përpilojë planin ne përputhje të plotë më vendimin e bordit për lirimin e ndërtesës se Toskanes”. /Telegrafi/