LAJMI I FUNDIT:

Themelohet rrjeti i bizneseve shqiptare në Suedi

Themelohet rrjeti i bizneseve shqiptare në Suedi

Ministria e Diasporës (MeD) dhe Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në vazhdën e projektit të themelimit te rrjetit të bizneseve shqiptare, pati ndalesën e radhës në Mbretërinë e Suedisë ku edhe u themelua rrjeti i afaristëve shqiptar.

Me qëllim të sqarimit të nevojës së themelimit të rrjetit të bizneseve u mbajt një takim me përfaqësuesit e bizneseve, ndërsa u vizituan biznese të suksesshme të diasporës në Suedi si, “PappooNordic AB”, “Adelina Gross AB”, “T-Meeting” dhe “Miri Bygg AB”.

Takimet e frytshme me drejtuesit e këtyre kompanive të suksesshme rezultoi edhe mbajtjen e Forumit themelues i Rrjetit të bizneseve shqiptare në Suedi, më 28 shtator.


Naim Dedushaj, drejtor i Departamentit të Investimeve në MeD, njëherësh nikoqir i këtij projekti, foli për rëndësinë që kanë këto rrjete në identifikimin e bizneseve të suksesshme kudo nëpër botë, njohjen e tyre dhe, rrjedhimisht, të bërit bashkë biznes. Ai, njëkohësisht, e potencoi faktin se ky mekanizëm do të shërbejë si urë mes bizneseve nga diaspora dhe vendit për t’i kanalizuar investimet nga diaspora.

Të pranishëm në këtë forum ishin edhe sekretari i përgjithshëm i MeD-së, Osman Shahini, Besian Mustafi, drejtor i përgjithshëm i KIESA-s, kryetari Rrjetit të bizneseve në Finlandë, OmerNura si dhe përfaqësuesit e projektit DEED, UNDP dhe IOM partnerë të Ministrisë së Diasporës në këtë projekt të rëndësishëm.

Pas propozimeve të anëtarëve të forumit, u zgjodh edhe kryesia prej 9 anëtarësh. Kryetare u zgjodh Saranda Iseni, ndërsa nënkryetarë Afrim Bunjaku dhe Milaim Makolli, sekretar Albert Jashari dhe arkëtar HaredinOsmanaj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Ekonomi
Kalo në kategori