Këshilli i akreditimit është shumë i rëndësishëm për Kosovën pasi do të bëjë testimin e cilësisë, dhe në këtë mënyrë do të krijojë standard më të avancuar të prodhimeve vendore që dedikohen qoftë për tregun vendor apo për eksport. Kështu tha ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku, me rastin e themelimit të këtij këshilli në Prishtinë.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përmes tri shtyllave kryesore të cilësisë, akreditimit, metrologjisë dhe standardizimit, do të zhvillojë infrastrukturën dhe përmes saj të ndikojë në rritjen e cilësisë në vend.
Ministri i tregtisë dhe industrisë, Lutfi Zharku, tha se këshilli i akreditimit do të jetë vendimmarrës për akreditim të cilësisë së produkteve vendore. Ndërkaq, përgjegjësi i njësisë së akreditimit, Ibush Luzha, duke folur për funksionimin e kësaj njësie u shpreh se synimi i tyre është që të ndahen sa më parë nga Agjencia e Standardizimit, dhe palëve të interesuara t’iu ofrojnë akreditim, e njëkohësisht anëtarësimi në Korporatën Evropiane për akreditim.
Njësia e akreditimit ka pranuar 14 kërkesa për akreditim, prej të cilave dy janë trupa inspektuese kurse të tjerat kërkesa për laboratorë testues, të cilat janë duke u shqyrtuar. Ndërkaq, Këshillin e akreditimit e përbëjnë përfaqësues të Departamentit të industrisë, metrologjisë, Agjencisë së standardeve të Kosovës, Ministrisë së Shëndetësisë, të Bujqësisë, si dhe përfaqësues të biznesit. (RTK Live)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?
Mos e humbisni mundësinë e fundit për të fituar një Vespa të re nga Auto Mita
Hapet resorti më i ri në Golem, "FAFA Aqua Palace" - Tani e dini se ku t'i kaloni pushimet
Subvencionimi i efiçiencës për shtëpitë individuale, Ministria del me njoftim për qytetarët
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center
Jetoni në det, jetoni në luks, jetoni në "Holiday In 2"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh