LAJMI I FUNDIT:

Themelohet këshilli biznesor turko- kosovar

Themelohet këshilli biznesor turko- kosovar

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) sot në një takim me afaristët turq ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me TOBB si dhe Marrëveshjen për themelimin e Këshillit biznesor turko - kosovar, këshill ky i cili do të jetë gjenerator i bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve.

Besim Beqaj kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës tha se këto marrëveshje do t’i hapin dyert e bashkëpunimit edhe investimeve turke në tregun e Kosovës.
Në këtë takim të Këshillit Biznesor turko-kosovar, i cili do të mbahet sot, pritet të marrin pjesë edhe Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Ali Babacan.