LAJMI I FUNDIT:

Thellohet kriza në “Volvo”

Thellohet kriza në “Volvo”

Fabrika suedeze e automobilave "Volvo" paralajmëroi pako-masa të reja për kursim, me të cilat parshihen edhe lëshime të reja nga puna për rreth 1.000 punëtorë, vetëm disa javë pas kumtesës se janë pushuar nga puna 900 punëtorë.

Sipas televizionit suedez, si pasojë e masave të reja të kursimit që tani përgatiten me koncesionerin, mund të pritet gjysmimi i prodhimeve në fabrikën e automobilave të "Volvo"-s në Geteborg.

Planet për prodhimtarinë e 300.000 mijë automobilave në vit tani priten të ulet prodhimtaria në 150.000 automobila në vitin e ardhshëm.

Probleme kryesor në "Volvo" janë keqësimi i parashikimeve për rritjen e shitjes së automobilave në tregun e SHBA-së. Në pjesën e parë të vitit "Volvo" ka shënuar humbje prej rreth 250 milionë dollarë.


Prej fillimit të vitit "Volvo" e ka zvogëluar personelin e vet me 3.400 të punësuar, duke i përfshirë edhe personat e pensionuar.