Agjencia e Statistikave te Kosovë (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit të mallrave për muajin prill 2016, ku ka prezantuar të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë, të cilat tregojnë për një deficit tregtar më të lartë prej 227,6 milionë eurosh, ose për 16.1 për qind në muajin prill 2016, krahasuar me deficitin prej 196,1 milionë Euro e periudhës së njëjtë të vitit 2015. Eksporti mbulon importin me 9.2 për qind.
Sipas komunikatës dërguar nga ASK, eksporti i mallrave në muajin prill 2016 kishte vlerën 23,0 milionë Euro, ndërsa importi 250,7 milionë Euro, ku është një rënie prej (-16.9 për qind) për eksport dhe një rritje prej 12.0 për qind për import, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015.
“Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 34.3 për qind të eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 16.5 për qind e përbëjnë produktet minerale; 13.5 për qind e përbëjnë plastika, goma dhe artikuj prej tyre; 10.0 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 5.8 për qind e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 4.2 për qind e përbëjnë lëkura dhe artikuj prej saj; 3.5 për qind e përbëjnë produktet bimore; 2.9 për qind) e përbëjnë tekstili dhe artikuj prej tij, etj. Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 12.6 për qind të importit e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 12.3 për qind e përbëjnë metal et bazë dhe artikujt prej tyre; 11.7 për qind e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 10.0 për qind e përbëjnë produktet minerale; 9.5 për qind e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 7.7 për qind e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 7.2 për qind e përbëjnë mjetet e transportit; 5.5 për qind e përbëjnë produktet bimore, etj”, thuhet në komunikatë.
Ndërsa, eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 6,0 milionë Euro, ose rreth 26.1 për qind e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-31.4 për qind). Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermani (5.5 për qind), Holanda (4.2 për qind), Bullgari (3.9 për qind) dhe Austria (2.8 për qind).
Kurse, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 104.9 milionë Euro, ose 41.9 për qind e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 8.4 për qind. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (12.2 për qind), Italia (7.4 për qind), Greqia (3.6 për qind), etj.
Ndërkaq, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s, në muajin prill 2016 a rritën në 9,7 milionë Euro, ose 42.4 për qind të eksporteve të përgjithshme, ku kishte rënie prej (-6.9 për qind). Ndërsa, partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria (15.6 për qind), Maqedonia (12.1 për qind), Serbia (8.9 për qind) dhe Mali i zi (4.2 për qind).
Ndërsa, sipas ASK-së, importet nga vendet e CEFTA-s, në muajin prill 2016, arritën në 69,4 milionë Euro, ose 27.7 për qind të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-1.9 për qind). Ndërsa, vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (12.6 për qind), Maqedonia (5.7 për qind), Shqipëria (5.2 për qind) dhe B&H (3.7 për qind).
“Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 7,2 milionë Euro, ose 31.4 për qind. ndërsa, si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport janë: Zvicra (5.5 për qind) dhe Turqia (2.8 për qind). Ndërsa importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 76,3 milionë Euro, ose 30.5 për qind. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup janë: Turqia (11.1 për qind) dhe Kina (6.7 për qind)” , thuhet në fund. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker